Haxhiu: S’po kundërshtohemi unë dhe Glauku, por PDK është e parëndësishme për VV-në.

Haxhiu: S’po kundërshtohemi unë dhe Glauku, por PDK është e parëndësishme për VV-në.

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo dhe Glauk Konjufca nuk i kanë dhënë deklaratat e ndryshme kur kanë folur për koalicionin me PDK-në, duke thënë se nuk po kundërshtohemi. Haxhiu në Facebook ka thënë se ajo dhe Konjufca kanë thënë të njejtën gjë por në mënyra tjera dhe se PDK […]

Haxhiu në Facebook ka thënë se ajo dhe Konjufca kanë thënë të njejtën gjë por në mënyra tjera dhe se PDK është e parëndësishme për VV-në.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, tha Haxhiu.

“Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”, ka thënë Haxhiu.

Por ky reagim i deputetes Haxhiu është në kundërshtim me deklaratën e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se nuk përjashtohet koalicioni me PDK-në.

Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi, e pikërisht për këtë arsyje është që na e favorizojmë PDK për të bërë koalicon në zgjedhjet e reja, kjo është gabim pasi nuk ka këso pozicioniPozicioni është ky, VV shpresojmë prej pollulit t’i fitoj ëkto zgjedhje, që të jetë një fitore sa më mbizotëruese sa ma e madhe, të krijoj një mazhorancë në Kuvend të Kosovës. Nuk e favorizojmë dhe nuk e përjashtojmë PDK-në, pasi përjashtimi ka pasur kuptim në vitin 2019, tash është mosfavorizimi”, pati deklaruar Konjufca.

Ndërkohë, një ndër figurat kyqe të PDK’së për Periskopin ka thënë se nuk e përjashtojnë koalicioni me VV’në.

“Për  mua qeveri stabile dhe me interes për Kosovën, do të ishte një koalicion i madh, i fuqishëm dhe i përgjegjshëm që ndërton  politika shtetërore, dhe jo politika të lagjeve, jo politika të partive, dhe jo politika të individit, kjo është e domosdoshme tjerat s’kanë aspak rëndësi. Unë nuk e besoj që mund të  krijohet koalicion parazgjedhor mes VV-PDK,  por unë besoj në përgjegjshmërinë e njerëzve që e duan vendin dhe duan ta çojnë përpara dhe jo ta stagnojnë kështu siç ka ndodhur këto 5-6 vitet e fundit, por t’i japin një shtytje rregullimit të shtetit, kjo do të thotë të mos ketë askush vija të kuqe por të kemi dallime në programe, dhe unifikimi në programe, bërja e politikës shtetërore për  qeverisje është shumë e rëndësishme”, ka thënë z.Haliti për Periskopin.

Ndryshe, pas rrëzimit të Qeverisë Hoti si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në vend po bëhen gati për zgjedhje duke shqyrtuar edhe opsionet e mundshme për koalicion./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje