Haziri për Vjosa Osmanin: “Bombat” e Presidencës në oborrin e qeverisë nuk mund të kalojnë pa pasoja

Haziri për Vjosa Osmanin: “Bombat” e Presidencës në oborrin e qeverisë nuk mund të kalojnë pa pasoja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur fillimisht besim të plotë në ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të dyshuar për skandalin financiar me energjinë. Ajo thoshte se priste që çdo publikim të konfirmohej nga organet e drejtësisë dhe se, nëse nuk konfirmohet, do të veprohet sipas vendimeve të marrë. “Si presidente pres që […]

Ajo thoshte se priste që çdo publikim të konfirmohej nga organet e drejtësisë dhe se, nëse nuk konfirmohet, do të veprohet sipas vendimeve të marrë.

“Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”, kishte deklaruar Osmani.

Megjithatë, këtij mendimi nuk i shkoi deri në fund.

Ajo së fundmi në një intervistë në Kallxopernime ka ndryshuar mendimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Osmani tha se Berishaj duhet të shkarkohet nga detyra derisa të përfundojnë procedurat hetimore ndaj tij.

E për këtë mosqëndrueshmëri të Osmanit, ka folur për Periskopin, Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, ajo se çfarë tha se Osmani është shqetësuese.

Ai tha se “bombat” e Presidencës në oborrin e qeverisë nuk mund të kalojnë pa pasoja.

“Kur Presidentja e Republikes, si autoriteti më i lartë në politiken e jashme, kërkon veprim nga Qeveria në raste specifike si tani, atëherë nuk do duhej të mendohej dy herë. Ajo faktoi që rasti është shqetësim serioz dhe duhet të sanohet. Po ashtu, nënvizoi avari serioze në politiken e jashme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Qeveria, nëpërmjet një letre nga Qeveria. Kjo nënkupton edhe dorëhëqjen e Minsitres së Jashme dhe ambasadorëve që kanë rrëshqitur në biznese të dyshimta e jo në perfaqësim kredibil të Republikës. Keto “bomba” të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja!”, ka thënë ai për Periskopin.

Nënkryetari Haziri u pyet edhe për “hidhërimin” që kanë mes vete Osmani e Kurti.

Ai për Periskopin tha se Osmani tregoi se nuk ka koordinim shtetëror e institucional, por vetëm komunikim në publik.

Tutje, Haziri tha se përdorimi politik është mendësi e Kurtit, tani mosmirënjohës edhe ndaj Presidencës.

“U tha që raporti për shtetin do të mbahet? Pra, kemi komunikim në public, por jo koordinimin shtetëror e institucional. Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Por, tani moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e rë. Përdorimi politik është mendësi e Kurtit. Mosmirënjohës e mosfalënderues ndaj të gjithëve, e në fund edhe ndaj Presidencës. Nuk bën përjashtim ajo“, u shpreh Haziri për Periskopin.

Haziri u pyet nëse Osmani e ka derën “hapur” në LDK, ai tha se një presidente nuk shikon mbrapa për t’u kthyer në zyrë partie.

“Siç e tha edhe vetë Presidentja! Nuk mund ta heqin qafe lehtë, por ka thënë edhe kush kerkon beteja, beteja do të ketë. Një Presidente në zyrë nuk shikon prapa për kthim në zyrë partie, por përpara, në mandatin e saj të dytë. Cila rrugë do të jetë ajo që do ta zgjedhë, mbetet për t’u parë. A do të vazhdojë me ‘guximtarët’ apo si, do te shihet. Vjosen që njoh une, kur vendos me vepru, ajo ndodhe. Ndërkaq, Vjosa si Presidente, a ka ndryshuar mentalitet politik, mbetet për t’u pare”, u shpreh Haziri për Periskopin.

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë