Hekuran Muratit ‘i humb topi’, pasi dështoi t’i qes rrogat, e shkel ligjin duke emëruar një U.D në Thesar

Hekuran Muratit ‘i humb topi’, pasi dështoi t’i qes rrogat, e shkel ligjin duke emëruar një U.D në Thesar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka caktuar ushtruesin e ri të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit, me qëllim që të zhbollokojë edhe procesin e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë. Në këtë pozitë është caktuar Xhevat Zejnullahu. Por, një gjë e tillë po konsiderohet e jashtëligjshme. Ish – ministrja e Ekonomisë, njëherit […]

Në këtë pozitë është caktuar Xhevat Zejnullahu.

Por, një gjë e tillë po konsiderohet e jashtëligjshme.

Ish – ministrja e Ekonomisë, njëherit edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë për Periskopin shkurtimisht se Qeveria s’ka të drejtë të caktojë ushtrues të ri.

“Jo s’ka drejtë”, u shpreh ajo.

Njëjtë ka thënë edhe ish – ministri i Financave, Haki Shatri.

Ai tha se caktimi i drejtorit të ri është plotësisht e jashtëligjshme.

Sipas Shatrit, për të bërë zgjidhje të përkohshme, do të duhej Kuvendi me vendos për vazhdimin e detyrës.

Ai tutje tha se as ministri, as askush tjetër nuk ka të drejtë me nënshkru asgjë pa shku në Kuvend me bë ndryshimin e duhur.

“Qeveria e përgjegjshme është dashur dje me thirr Kryetari i Kuvendit një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit me amandementu ligjin me një nen të vetëm që dmth i mundësohet edhe për +6 muj UD ose + 3 muj ose qysh të duan, por me bë një zgjidhje të përkohshme dhe me i bë leximet për një ose dy orë, se aty është një nen një amandament dhe ajo kish kriju bazë ligjore, se këta persona përgjegjës me pas drejtë me bo një veprim që i mbulon ligji, ndryshe absolutisht nuk kanë të drejtë se askush për ata nuk mundet me nënshkru as ministri, e as askush tjetër, se ajo është punë e rregullume me ligj”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndryshe, Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.

“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.

Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.

“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.

Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.

“5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.”, thuhet në paragrafin 5.

Mosekzekutimi i pagave ka nxitur reagime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Opozita dhe shoqëria civile kanë thënë se më ketë veprim Qeveria Kurti ka treguar papërgjegjësi./Periskopi

Ish-ministri i Financave për vonesat e pagave: Pushteti po mendon që munden me lujtë qysh kanë qejf vet

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë