Ish-komandanti i FSK-së për situatën në veri: Siguria në rrezik, Qeveria po merr vendime të papjekura

Ish-komandanti i FSK-së për situatën në veri: Siguria në rrezik, Qeveria po merr vendime të papjekura

Veriu i Kosovës këtë javë nuk ishte i qetë. Zgjedhjet atje që priten të mbahen sollën edhe njëherë tensione. Kjo bëri që Qeveria e Kosovës ta mobilizoj Policinë e rendit dhe të dërgoj një numër të pjesëtareve atje, nga ku mbeti edhe një polic i plagosur, shkruan Periskopi. Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një […]

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një prononcim për Periskopin vlerësoi se siguria në pjesën veriore të Kosovës është e rrezikuar, duke kritikuar kështu edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për vendimin që ta dërgoj Policinë atje.

“Situata nuk është në rregull, siguria është rreziku në atë pjesë të Kosovës. Sigurisht që Lista Serbe nëpërmes asaj brigadës veriore siç e quajnë ata janë duke bërë presion në institucionet e sigurisë, në KQZ, për mos me leju me u mbajt zgjedhjet siç janë planifikuar. Unë mendoj që institucionet e sigurisë do të duhej të ishin shumë të kujdesshme në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in që mos të rrezikohen jetët e njerëzve sepse ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, po shohim që u plagos një polic dhe unë vlerësoj që nuk është koha për zgjedhje, nuk janë kushtet për zgjedhje, edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme do të duhej të ishte më i kujdesshëm në marrjen e këtyre vendimeve rreth Policisë. Do të duhej që mos të merr vendime pa u koordinuar me EULEX-in dhe KFOR-in në atë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati për Periskopin.

Tutje Kastrati kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për siç thotë ai, se po merr “vendime jo të pjekura, vendime populiste e në kundërshtim me kërkesat e aleatëve”.

“Nëse shkohet edhe më tutje në forcim të asaj që duhet me u mbajt zgjedhjet unë mendoj që situata do të tensionohet edhe më shumë dhe do të eskaloj shumë lehtë. Nuk jam për më shku në zgjedhje kur komuniteti serb nuk do me shku në zgjedhje edhe ne i kemi dy apo tri komuna atje që nuk ka shqiptar fare apo ka shumë fare pak dhe ato zgjedhje nuk do të ishin demokratike as në rregull. Për atë arsye ne duhet t’i dëgjojmë ShBA-të dhe partnerët tanë, mos të veprojmë në kundërshtim me kërkesat e tyre dhe pastaj t’i biem pishman pasi që të bëhet situata e vështirësuar siç kemi vepruar me targat që nuk është bërë kurrgjë hiç, u çu aq shumë pluhen me vendime jo të mira, me vendime jo te drejta, me vendime populiste, por kur të merret një vendim duhet të merret vendim në bashkëpunim me partneret tanë dhe mos t’i bie mbrapa atij vendimi dhe të shkohet deri në fund. Kështu jemi duke e poshtëruar shtetin, duke poshtëruar institucionet e Republikës së Kosovës me këto vendime populiste, me këto vendime që nuk janë të zbatueshme deri në fund. Për atë arsye unë mendoj se qeveria dhe njerëzit në qeveri po marrin vendime jo të pjekura, jo të analizuara mirë dhe në fund po biejm në situatë shumë të rëndë, shumë të keqe”, shtoi ai.

LEXO EDHE: https://www.periskopi.com/eulex-situata-e-sigurise-ne-veri-te-kosoves-shume-e-brishte/

Pas deklaratave nga Serbia se kanë në plan që t’i sjellin rreth 1 mijë trupa ushtarake në Kosovë, ish-komandanti i FSK-së pati një mesazh për Serbinë.

“Serbia le të harron atë  tash e përgjithmonë. Ai në Kosovë nuk mundet me sjell askënd as polici as ushtri. Serbët në Kosovë munden me ardhë vetëm si turista. Unë për atë deklaratë të Serbisë nuk brengosem fare, unë brengosem për vendimet e qeverisë së Kosovës që merren pa u analizuar, dhe pa u koordinuara me miqtë tanë. Serbia le ta harron atë që vjen në Kosovë, ajo është kalume. Kosova është shtet, kërcënimet e tilla nuk na brengosin shumë dhe nuk do të duhej në të merremi me ato kërcënime. Por ne duhet ti shikojmë punët tona, mos t’i keqësojmë marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe të marrim vendime që mund t’i dalim deri në fund apo të mbesin në gjysmë”, përfundoi Kastrati.

Kujtojmë se KQZ tani është duke mbajtur një mbledhje nga e cila pritet të diskutohet nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës./Iliriana Xhylani-Periskopi

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës