Iu paralajmëruam: Dy qëndrime të ndërruara për një natë nga Kurti e që u parashikuan nga Periskopi

Iu paralajmëruam: Dy qëndrime të ndërruara për një natë nga Kurti e që u parashikuan nga Periskopi

Periskopi ka paralajmëruar me 13 shkurt me anë të një artikulli ndryshimin e katër qëndrimeve të reja nga Albin Kurti, në vazhdën e ndryshimit të qëndrimeve që ka bërë kryeministri ditët, muajt dhe vitet e fundit. Këto katër qëndrime ishin: Reciprociteti, MiniShengeni, Energjia Elektrike e papaguar nga komuniteti serb në veri dhe zv.ministrat. Tashmë, Kurti […]

Tashmë, Kurti deklaroi në një konferencë për media se do ta pezullonte plotësisht tarifën ndaj mallrave të importuara nga Serbia për një periudhë 90 ditore, ndërsa Reciprocitetin do ta vendoste vetëm më 15 qershor – duke ndërruar kështu qëndrimin e mëparshëm.

Reciprociteti kishte qenë epigrafi i fushatës elektorale të Kurtit sa i përket raporteve me ndërkombëtarët dhe Serbinë.

Por, Periskopi duke kuptuar logjikën e ndërrimit të qëndrimeve politike të Kurtit, kishte shprehur bindjen se Kurti nuk do ta vendoste reciprocitetin, për ta hequr më pas tarifën. Kjo gjë u realizua. Sidoqoftë, edhe një tjetër qëndrim raportohet se tashmë po ndërrohet.

Bëhet fjalë konkretisht për atë të energjisë elektrike që qeveria i paguan komunitetit serb në veri të vendit, duke bërë diskriminim kësisoji ndaj komunitetit shqiptar, por edhe komuniteteve të tjera në pjesët e tjera të vendit.

Vetëvendosje dhe Kurti kishin protestuar ashpër në të kaluarën kundër kësaj politike të imponuar, por pasi u bë kryeministër, Kurti kishte deklaruar në emisionin Rubikon të KTV-së se “do ta shqyrtonte” një gjë të tillë.

Insajderi së fundi mori vesh se tashmë ishin ndarë 15 milionë euro për të paguar borxhin e pakicës serbe.

Dy qëndrimet e tjera të mbetura që nuk janë ndërruar ende, por që pritet të ndërrohen së shpejti, janë edhe ai për zv.ministrat numri i të cilëve pritet të shkojë mbi 35, dhe qëndrimi mbi Mini-Shengenin ose Shengenin Ballkanik, të cilin edhe pse e kishte kundërshtuar hapur, Kurti në fund do ta pranojë. /Periskopi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria