Javë nepotike në Qeverinë Kurti: Kush u punësua e kush përfitoi nga pushteti i VV-së veç gjatë 10 ditëve të fundit

Javë nepotike në Qeverinë Kurti: Kush u punësua e kush përfitoi nga pushteti i VV-së veç gjatë 10 ditëve të fundit

Qeveria Kurti në vitin e parë të punës  nuk është parë të ketë shënuar ndonjë arritje të theksuar, për çka kishte proklamuar vazhdimisht sa ishte në opozitë e fushatë zgjedhore.  Përkundrazi, Qeverinë Kurti ‘e mbyti’ nepotizmi. Veç në dhjetë ditët e fundit, mund të numërojmë disa raste të punësimeve familjare e politike, e përfitues të granteve nga njerëz të Vetëvendosjes…

Kryeministëri i Kosovës, Albin Kurti me gojën plot deklaronte se si do të vijë dita kur do të luftohet nepotizmi me të në pushtet. Ja, ‘erdhi dita’ dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po u ndahet sot punësimeve, jo veç në këto dy javët e fundit, por që nga marrja e detyrës.

Po nisim të numërojmë prej rastit më të fundit: Punësimi i motrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci.

Magbule  Hyseni është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural  dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Rasti i dytë që bëri bujë shumë të madhë këto ditë, janë punësimet në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Dhjetëra militantë të Vetëvendosjes dyshohet që zunë pozita në mesin e 128 kandidatëve të përzgjedhur. Për këtë pati reagime të shumta, madje Lidhja Demokratike e Kosovës e quajti  aferë super “pronto” të kësaj partie.

Për këtë gjë, reagoi sot edhe KEK, prej të cilëve thuhet se janë duke i përcjellë me seriozitet raportimet dhe se çdo ankesë nga kandidatët do të shqyrtohet.

E pushteti i Vetëvendosjes me nepotizëm këto ditë u shtrie edhe nëpër komuna të tjera. Partia e Albin Kurtit, në krye me Alban Hysenin në Gjilan u dha subvencione familjarëve të komisionit vlerësues dhe simpatizantëve të partisë. Njëjtë u veprua edhe në komunën e Kamenicës ku atje po udhëheqë  Kadri Rahimaj.

Nëse kthehemi pak më mbrapa, rasti i më i famshëm për familjarizëm nëpër institucione padyshim mbetet ai i Gëzim Tosunit, nipit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, i cili ishte caktuar anëtar i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Me hajgare ishte marrë pastaj një deklaratë e ministres Albulena Haxhiu që kishte thënë se ‘se a e ka parë nipin në 50 vitet e fundit njëherë a jo’.

E lista e punësimeve familjare e partiake e Qeverisë Kurti që nga fillimi mbetet e gjatë. Disa prej tyre janë:

1.Rabit Konjufca – axha i Glauk Konjufcës, këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

2.Fadile Dyla, mbesa e deputetit të LVV-së Jahja Kokaj është ngritur në detyrë si u.d. sekretare e MAShT-it.

3.Shkurtë Aliu, motra e deputetit të LVV-së, Luan Aliu u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

4.Sami Uka,  vëllai i deputetit të LVV-së, Fitim Uka është emëruar këshilltar i ministrit Arben Vitia.

5.Haxhi Avdyli e punësoi në Ministrinë e Shëndetësisë djalin e axhës, Emrush Avdylin.

6.Njeriu i afërt i Besnik Bislimit, Fehim Kelmendi bëhet drejtor në Telekom.

7.Dafina Gexha Bunjaku, bashkëshortja e funksionarit të LVV-së, Fatbardh Bunjaku është emëruar zv/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë

8.Rexhep Podvorica, babai i shoferit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë është emëruar në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

9.Bordi i KRU “Prishtinës’ ka anëtarë Evetar Zeqirin, vëllai i gruas së kandidatit për deputet të LVV-së, mentor Hyseni. Vet Mentori në qeverinë e parë të Kurti ishte emëruar në krye të këtij bordi.

10 dhe 11. Nazlije Bala dhe Flamur Pireva këshilltarë politik të ministres Albulena Haxhiu. Nazlija ishte kandidate e LVV-së për deputete.

12.Aktivisti i LVV-së, Flamur Arifaj, këshilltar politik dhe zëdhënës.

13.Rafet Jashari i LVV-së i emëruar drejtor i Postës. Gruan në departament të financave, kunatën në arkiv dhe nipin në prokurim.

14 dhe 15. Motra dhe vajza e axhës së Liburn Aliut u punësuan nga ish- ministri Arben Vitia.

16. Nga Arben Vitia, poashtu ishin emëruar në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik Driton Vela, ish kandidat i LVV-së për deputet, vëllai i Blerim Velës dhe Arsim Kurti, vëllai i gruas së deputetit të ‘Listës Guxo’, Burim Karameta./PERISKOPI/

Shpërndaje në: