Kërkohet të dihet se ku ka shkuar urgjentisht ministrja Gërvalla: Zbulohet e-maili që ia çoi Komisionit

Mungesa e ministres së jashtme Donika Gërvalla, për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ka ngjallur debate mes deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni. Kryetarja e Komisionit, deputetja Rrezarta Krasniqi, ka thënë se ‘nuk e dinë se në çfarë takimi urgjent ka shkuar Gërvalla’, teksa ka lexuar e-mailin që kabineti i ministres Gërvalla ka dërguar […]
Mungesa e ministres së jashtme Donika Gërvalla, për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ka ngjallur debate mes deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni.
Kryetarja e Komisionit, deputetja Rrezarta Krasniqi, ka thënë se ‘nuk e dinë se në çfarë takimi urgjent ka shkuar Gërvalla’, teksa ka lexuar e-mailin që kabineti i ministres Gërvalla ka dërguar në Komision.
“Takimi nuk kemi, emailin po ua lexoj, nuk kemi çfarë lloj takimi, vetëm një udhëtim urgjent”, ka thënë Krasniqi ku më pas ka lexuar mailin që thotë:
“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj që me datën 22 dhjetor ministrja e jashtme e ka të pamundur pjesëmarrjen në Komisionin e Integrimit Evropian.
Një udhëtim i natyrës urgjente e ka ndryshuar komplet agjendën ditore në atë datë. Ju faleminderit për konsideratën dhe mirëkuptimin tuaj. Ne do t’ju informojmë për datën e takimit shumë shpejt”
Znj.Krasniqi ka thënë se nuk e dinë se në çfarë takimi urgjent ka shkuar Gërvalla.
“Nuk e dimë llojin e takimit vetëm një ‘takim urgjent’.












