Konjufca: Vjosa Osmani për kryetare të Kuvendit, nuk mund të jenë të gjithë Kryeministra, duhet me ia ditë hallin vetit

Konjufca: Vjosa Osmani për kryetare të Kuvendit, nuk mund të jenë të gjithë Kryeministra, duhet me ia ditë hallin vetit

Glauk Konjufca thotë se Vjosa Osmani duhet të jetë kryetare e Kuvendit. “Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Me thanë që Vjosa Osmani e meriton, edhe unë e kam kolege, pyetne cdo shkenctar politik në botë, a është i padenjë, kjo nuk është padenjësi, shiqoni, në politikë nuk janë krejt të ndërtumë […]

Glauk Konjufca thotë se Vjosa Osmani duhet të jetë kryetare e Kuvendit.

“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Me thanë që Vjosa Osmani e meriton, edhe unë e kam kolege, pyetne cdo shkenctar politik në botë, a është i padenjë, kjo nuk është padenjësi, shiqoni, në politikë nuk janë krejt të ndërtumë për kryeministra. Secili duhet t’ia gjejë hallin vetes. Në analizën tonë secili duhet ta dijë ku është”, ka thënë Konjufca, shkruan Periskopi.

Konjufca: Vjosa Osmani flet si Vetëvendosja, por kandidimi i saj njëanshëm nga LDK largoi koalicionin me neve

Glauk Konjufca thotë se vendimi i LDK’së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, pa e lajmëruar Vetëvendosjen, e largioi pak koalicionin VV – LDK.

“Unë e kam parë këtë vendim të LDK’së nga dy aspekte. Aspekti i parë mendoj që i ka shtu gjasat për një koalicion LDK – VV, për arsyet e qëndrimeve që ka përfaqësu Vjosa Osmani brenda Kuvendit të Kosovës. Nëse i dëgjoni qëndrimet e Vjosa Osmanit, tingëllon shumë si Vetëvendosja. Ajo që e ka largu pakëz koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje është forma e njëanshme, me metodën e faktit të kryer.  Meqenëse këta vazhduan të njëanshëm, është një sinjal që LDK dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Konjufca në Debat Plus, përcjell Periskopi.

Lutfi Haziri në anën tjetër, ka thënë se ‘janë duke shtjerrur të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor’.

“Kemi diskutuar për një koalicion që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, ku nuk do të varet nga koalicionet e natës, natyrisht me Lëvizjen, LDK si partia më e vjetër dhe Lëvizjen si partia më e re, e kam fjalën si angazhim politik do të mundnim që bashkarisht me i balance këto interesa për zgjidhjen e problemeve që janë identifiku që janë probleme për qytetarët. Vullneti politik ekziston, jemi duke shtjerrë të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri./Periskopi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/411378172828416/

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike