Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e presidentit Raisi dhe të njerëzve që ndodheshin në helikopter me të

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e presidentit Raisi dhe të njerëzve që ndodheshin në helikopter me të

Pas më shumë se 10 orësh kërkime, nga Irani mbërriti informacioni se u gjet helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi, por që nuk kishte të mbijetuar. “Nuk është gjetur asnjë i mbijetuar”, thuhet në njoftimin e agjencive iraniane të lajmeve. Me Raisin në helikopter ishte ministri i Jashtëm i Iranit, si dhe zyrtarë të tjerë. Një […]

“Nuk është gjetur asnjë i mbijetuar”, thuhet në njoftimin e agjencive iraniane të lajmeve. Me Raisin në helikopter ishte ministri i Jashtëm i Iranit, si dhe zyrtarë të tjerë. Një njoftim zyrtar për vdekjen e tyre ende nuk është bërë.

Është konfirmuar se presidenti iranian, ministri i Punëve të Jashtme dhe disa persona të tjerë kanë humbur jetën në rrëzimin e helikopterit, njoftoi televizioni shtetëror.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka shpallur  ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.

Sharif kohët e fundit priti Raisin dhe ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian kur ata vizituan Pakistanin dhe tha: “Ata ishin miq të mirë të Pakistanit”.

Grupi militant palestinez, Hamasi ka reaguar pas lajmit tw vdekjes sw presidentit iranian, Ebrahim Rais dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të Hamasit thotë se grupi ka “ndarë ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes me popullin vëlla iranian” dhe “solidaritetin tonë të plotë” me Iranin.

Deklarata e grupit përshkruan ata që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit si “një grup prej udhëheqësve më të mirë iranianë që kishin një udhëtim të gjatë në rilindjen e Iranit”.

Ndryshe, operacionet e kërkim-shpëtimit të Presidentit Raisi ishin në lulëzim të plotë për mbi 10 orë.

Se gjithçka po çon në një fund tragjik u la të kuptohet kur kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane deklaroi se situata ishte shumë e vështirë.

Kushtet e motit gjatë kërkimit janë jashtëzakonisht të vështira. Aksioni ishte i vështirë për shkak të errësirës dhe të ftohtit ekstrem.

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike Hossein Salami mbërriti në vendin e rrëzimit për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit.

“Ne kemi një kushtetutë që qeveris vendin dhe nuk ka nevojë të shqetësohemi për ndonjë skenar që mund të ndodhë,” tha zyrtari i paidentifikuar.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it