Kryetari i Zubin Potokut reagon pasi KQZ shpalli datën, Zeqiri: Nuk besoj në ‘referendumin’ e 21 prillit

Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demoraktike e Kosovës ka reaguar pasi që Komisioni Qendor i Zgjedhjeve caktoi datën 21 prill për largimin e katër kryetarëve të Mitrovës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, shkruan Periskopi. Zeqiri në një prononcim për Gazetën Periskopi ka thënë se nuk sheh ndonjë sukses me veprimin […]
Zeqiri në një prononcim për Gazetën Periskopi ka thënë se nuk sheh ndonjë sukses me veprimin e sotëm të KQZ që kryetarët aktual të largohen përmes procedurës së Udhëzimit Administrativ.
“Ajo cfarë ka ndodhur sot unë nuk e shoh si një sukes. Udhëzimi Administrativ ka krijuar hapësirë për një far llojë kalkulimi…. E kam thënë dhe e them prapë se nuk shoh ndonjë sukses. KQZ i dinë procedurat më mire, le të rrjedh procesi, por unë nuk besoj te referendum. Ky është mendimi im”, ka Zeqiri.












