Kryetarit të Odës Ekonomike nuk i bën shumë përshtypje skandali me mishin e Brazilit, viziton kompaninë dhe i shpreh mirënjohje

Kryetarit të Odës Ekonomike nuk i bën shumë përshtypje skandali me mishin e Brazilit, viziton kompaninë dhe i shpreh mirënjohje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vetëm një javë pasi u publikua skandali nga mediat në Shqipëri se “kompania kosovare, “Apetit Group” po importon mish nga Brazili dhe po e shet në Shqipëri si të sajën”, ka vizituar këtë kompani. Rafuna gjatë vizitës në këtë kompani, sic njofton faqja e Odës Ekonomike të […]

Rafuna gjatë vizitës në këtë kompani, sic njofton faqja e Odës Ekonomike të Kosovës, i është shprehur mirënjohës për pritjen dhe prezantimin që i është bërë atje.

Siç duket, ky skandal i madh, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje kryetarit të OE-së, ku i ka uruar kompanisë që sa më shpejtë t’i tejkalojë këto vështirësi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 pril kanë konfirmuar se janë nisur hetimet ndaj këtij rasti.

Skandali me “Apetit Group” shpërfaqi një sistem të tërë të korruptuar në Ministrinë e Bujqësisë ku një kompani, përmes lidhjeve me shtetin, arrin të falsifikojë disa hallka kontrolli dhe përfundimisht ta shes si mish të freskët të Kosovës, mishin e Brazilit, për të cilin nuk i dihet data.

Lexo edhe:

Skandali me mishin brazilian: Reagon kompania “Apetit sh.p.k”, i quan të pavërteta lajmet në media

Kujtojmë gjithashtu se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e “Apetit”.

“Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin (gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat (doganat, ATK)”, ka thënë zëdhënësi i AUVK-së Lamir Thaçi për Periskopin.

Teksa ministri Faton Peci, pak minuta pas publikimit të këtij skandali, ka folur ekskluzivisht për Periskopin, ku ka thënë se do të ketë pasoja radikale nëse vërtetohet se mishi i Brazilit u shit sikur të ishte nga Kosova

Çfarë ka ndodhur?

Kompania me bazë në Kosovë “Apetit sh.p.k” blen mish nga Brazili, i cili vjen fillimisht në Shqipëri e që për destinacion final ka Kosovën.

Kur kjo kompani e merr mishin nga Brazili, përmes lidhjeve ilegale dhe korrupsionit në Agjencinë Shtetërore të Kosovës për Ushqim dhe Veterinari, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, i heq vulat e Brazilit dhe i zëvendëson me vula të shtetit të Kosovës.

Më pas këtë mish e shet në Kosovë, por edhe e eksporton në Shqipëri.

Vetëm në vitin 2023 kishte rreth 600 tonë mish të eksportuar në Shqipëri nga Kosova.

Ky mish eksportohet si “mish vici i freskët i Kosovës”.

Në paketime vendosen vula të Kosovës me data fiktive, se kinse gjethet janë prerë vetëm para një muaji në Kosovë.

Këtë skandal fillimisht e zbuloi emisioni Stop në Klan të Shqipërisë.

Për t’u kryer ky operacion kriminal duhet të funksionojë një zinxhir i tërë i mashtrimit, nga pjesa e veterinarit që nuk bën kontroll të gjetheve të prera, te inspektori i AUVK-it, në Doganën e Kosovës e deri te pranuesi në Shqipëri.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it