Kurti s’e respekton drejtësinë: Gjykata e dënon për të dytën herë në rastin e rezervave shtetërore

Kurti s’e respekton drejtësinë: Gjykata e dënon për të dytën herë në rastin e rezervave shtetërore

Kryeministri Albin Kurti është dënuar për herë të dytë me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi që ka refuzuar të jap dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale, në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore. Sipas raportimit të Kallxo, kryeministri Kurti është dënuar për herë të dytë, transmeton Periskopi. Pas dështimit të parë […]

Kryeministri Albin Kurti është dënuar për herë të dytë me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi që ka refuzuar të jap dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale, në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore.

Sipas raportimit të Kallxo, kryeministri Kurti është dënuar për herë të dytë, transmeton Periskopi.

Pas dështimit të parë për të marrë dëshminë e tij si dëshmitar, Prokuroria Speciale kishte dorëzuar përsëri ftesë për Kurtin e gjykata kishte lëshuar urdhërresë për paraqitje, por Kurti kishte refuzuar. Ai është dënuar përsëri me 250 euro gjobë.

Paparaci ka tentuar të marrë informata nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë akoma përgjigje.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Prokurorët specialë e kanë paralajmëruar kryeministrin Kurti se në rast të mosparaqitjes të paarsyeshme, do të detyrohet të paraqitet dhe se në rast të një tjetër refuzimi, mund të dënohet me gjobë ose mund të burgoset.

Në ftesën dërguar Kurtit më 10 dhjetor, Prokuroria Speciale ia bëri me dije dëshmitarit se paraqitja për dëshmi është detyrim ligjor.

Ky detyrim parashihet me nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale.

“Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e pararsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 (dyqindepesëdhjetë) Euro për çdo mosparaqitje. Nëse ju paraqiteni, por pasi t’u jenë bërë me dije pasojat, refuzoni të dëshmoni pa arsyetim ligjor, mund të dënoheni me gjobë deri në 250 Euro”, thuhet në plotësimin e ftesës dërguar Kurtit.

“Nëse edhe pas kësaj gjobe, refuzoni të dëshmoni, atëherë mund të burgoseni. Burgimi zgjat derisa nuk pranoni të dëshmoni apo derisa dëshmoni apo derisa dëshmia juaj bëhet e panevojshme ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj”, thuhej në ftesën e Prokurorisë Speciale.

Kodi i Procedurës Penale e thotë decidivisht se dëshmitari mund të sillet me detyrim, me urdhëresë të gjykatës, nëse nuk i përgjigjet thirrjes së rregullt dhe nëse nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij.

“Kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton, ose pa leje dhe shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të pyetet, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet”, thuhet në paragrafin 1 të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale .

Nëqoftëse edhe pas lëshimit të urdhëresës nga gjykata, dëshmitari nuk paraqitet, atëherë ai mund të dënohet me gjobë deri në 250 euro, sipas Kodit të Procedurës Penale.

Refuzimi për paraqitje, pa arsye, në prokurori mund të çojë në burgimin e dëshmitarit, parasheh ky kod.

“Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet. Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni”, thuhet në paragrafin 1 të nenit 132 të kodit.

Burgimi, sipas kodit, zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo “derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm apo procedura të përfundojë”.

“Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj”, thuhet në paragrafin 2 të nenit 132 të kodit.

Dëshmitari ka të drejtë ankese ndaj shqiptimit të dënimit me gjobë ose burgimit, por ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit të shkallës së parë të gjykatës.

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë