Kuvendi zgjodhi për anëtarë të Bordit të OSHP’së ‘parashutistët’ e Qeverisë Kurti

Kuvendi zgjodhi për anëtarë të Bordit të OSHP’së ‘parashutistët’ e Qeverisë Kurti

Pas shumë e shumë zvarritjeve, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dje kryetarin dhe katër anëtarë në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili ndryshe njihet edhe si Gjykata e Tenderëve. 61 deputetë të mazhorancës votuan pro, derisa partitë opozitare e kishin lëshuar sallën më herët, pas dështimit të Projektligjit për Trustin. Marrë parasysh […]

Kryetare e bordit është zgjedh Vjosa Gradinaj-Menxhuani, ndërsa anëtarë Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Peterqoj dhe Agon Ramadani.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se kanë ushtruar diskrecionin e përzgjedhjes së kandidatëve për bord të OSHP-së, pasi komisioni ka qenë i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar.

“Ajo që duhet potencuar është se komisioni ishte i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar, qoftë në kuptim të përvojës së tyre profesionale dhe profesionalizimit në përgatitjen e kandidaturës. Në këtë kuptim, komisioni kishte rekomanduar qeverisë që të ushtrojë diskrecionin në përzgjedhjen e kandidatëve sipas të drejtës që i takon. Ky është pranuar dhe ne kemi ushtruar kompetencën  tonë të garantuar me ligj dhe kemi votuar listën e kandidatëve”, tha kryeministri kur bëri thirrje për votim të kandidatëve.

Në mesin e emrave që ka dërguar dje Qeveria për votim, dy prej të votuarve kanë pasur pikë më së paku, një më së shumti, kjo në bazë të poentimit të vlerësimit të CV-vë që kishte bërë një komision i përzgjedhur nga qeveria për selektimin dhe poentimin e kandidatëve që kanë garuar.

Pra nga gjithsej 22 kandidatë, e votuara nga Kuvendi, Kimete Gashi ka pasë pikë më së paku, gjithsej 3.2, e parafundit ka qenë kryetarja e re e OSHP-së, Vjosa Gradinaj- Maxhuni, me 3.6 pikë, ndërsa anëtari tjetër i votuar, Vedat Peterqoi, ka qenë i pari në listë, me gjithësej 8.8 pikë.

Periskopi ka gjetur se dy emra të votuar nuk kanë qenë pjesë e garës për anëtarë të Bordit dhe kryetarë të OSHP-së. Bëhet fjalë për Nita Bejta dhe Agon Ramadani.

Qeveria më 10 dhjetor 2021, kishte shpallur konkurs për kryetar dhe katër  anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Më 12 janar 2022 në bazë të vendimit Nr. 03/54, Qeveria ka themeluar Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe katër anëtarë të bordit të OSHP-së. Në këtë konkurs kishin aplikuar gjithsej njëzetë e pesë kandidatë.

Më 20 janar 2022, Komisioni Përzgjedhës kishte dërguar raportin e punës në Qeveri, ku kishte vlerësuar kandidatët të cilët kishin aplikuar. Kandidatët janë vlerësuar dhe janë poentuar duke marrë parasysh përvojën e punës, CV-në dhe letrën motivuese. Këtë vlerësim e kishin kaluar gjithsej njëzetë e dy kandidatë, ndërsa tre nuk ishin poentuar fare.

Komisioni Përzgjedhës kishte përpiluar listën me njëzetë e dy 22 kandidatë duke i poentuar me pikë nga 8.8 pikë sa është poentuar kandidati më i suksesshëm deri në 3.2 pikë sa është poentuar kandidati me më së paku pikë, e cila më pas ka rezultuar të jetë, Kimete Gashi që u votuar nga deputetet e VV-së.

Duke pasur këtë listë me emra, Qeveria ka vendosur që të shtojë në listë edhe tre emra tjerë, të cilët janë votuar nga ekzekutivi për procedim të më tejmë. Kësisoj qeveria ka përjashtuar procedurat e konkurrimit. Dy “parashutistët” kanë rezultuar të votohen edhe nga Kuvendi.

Organizata, INPO nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike kishte kërkuar dokumentacionin aplikues për të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar, përfshirë këtu edhe dokumentacionin përkatës të tre kandidatëve të cilët janë futur në listë sipas “diskrecionit” të Qeverisë. Nga analizimi i dokumenteve INPO gjen se shumica e dokumenteve të ofruara nga këta kandidat kishin datën 09 mars 2022, saktësisht datën e njëjtë kur Qeveria dërgon në Kuvend listën me dhjetë  kandidatët e përzgjedhur.

Nga analizimi i aplikacioneve të tre kandidatëve të cilët fare nuk kanë konkurruar, INPO gjen se dy prej tyre ju mungon letra motivuese si kriter i rëndësishëm i vlerësimit që ka aplikuar Komisioni Përzgjedhës, si dhe ajo që është më e rëndësishmja këta tre kandidatë në CV-të e tyre dhe në dëshmitë e ofruara për përvojën e punës nuk kanë as edhe një përvojë në fushën e prokurimit publik.

INPO ka vlerësuar se anashkalimi i kandidatëve të cilët kanë konkurruar dhe nga Komisioni Përzgjedhës janë poentuar më shumë se sa kandidatët e përzgjedhur si dhe futja në listë e personave që fare nuk kanë marrë pjesë në konkurs është cenim i rëndë i praktikës së ndjekur deri më tani në procedura të rekrutimit të kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, cenohen rëndë parimet e barazisë, konkurrencës dhe meritrokracisë dhe si të tillë të gjithë procesin e bënë subjektiv të anshëm e politik.

Ndryshe, Organi Shqyrtues i Prokurimit ishte pa bord drejtues që nga data 31 mars 2021, pasi u kishte skaduar mandati. Që nga ajo kohë e deri më tani janë deponuar qindra ankesa në këtë organ dhe në mungesë të bordit to nuk kanë mundur të trajtohen. Kësisoj janë bllokuar edhe shumë projekt kapitale, portet që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen e me furnizim, për çka institucionet në disa raste për të njëjtat procedura të prokurimit kishin lidhur kontrata me negocim, në disa raste edhe kontrata të rregullt duke e anashkaluar OSHP-në. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira