SKANDALOZE: Qeveria Kurti zgjodhi më pak meritorët për Bordin e OSHP’së, u injoruan kandidatët me pikë më të larta

SKANDALOZE: Qeveria Kurti zgjodhi më pak meritorët për Bordin e OSHP’së, u injoruan kandidatët me pikë më të larta

Qeveria e Kosovës ia ka propozuar Kuvendit listën me 10-të emra për kandidatë dhe anëtarë  të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët paraprakisht do të intervistohen nga Komisioni vendor i përbërë nga tre gjyqtarë, raporton Periskopi. Emrat që i kanë shkuar Kuvendit të Kosovës për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, […]

Emrat që i kanë shkuar Kuvendit të Kosovës për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Me Vendimin Nr.03/54 të datës 12.01.2022, Qeveria Kurti e ka emëruar Komisionin përzgjedhës i cili më datën 14.01.2022 ka mbajtur takimin për shqyrtimin e CV-ve të kandidatëve që kanë aplikuar. Si rezultat, ky komision ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas konkursit dhe në fund ka vendosur pikët për secilin prej tyre në bazë të CV-ve të pranuara.

Komisioni ka shqyrtuar gjithsej 25 oferta.

Periskopi ka gjetur se në mesin e 10 emrave që ka përzgjedhur Qeveria për procedim, disa nga kanë pasë më  pak pikë se disa që kanë qenë në top dhjetëshe. Pra, Qeveria në mënyrë arbitrare ka përzgjedhur sipas qejfit ata që kanë poentim më të ulët, duke shpërfillur komisionin që e kishte emëruar vet për ponetim në bazë të CV-ve.

Mësohet se e favorizuar nga Qeveria ka qenë Kimete Berisha, e cila kishte arritur të marrë vetëm 3.2 pikë, që ka qenë e fundit në listë. E parafundit, në listë ka qenë e selektuara tjetër, Vjosa Gradina -Maxhini me gjithsej 3.6 pikë.

Dafina Gashi ka marrë 4. 1 pikë dhe është radhitur e 19 në listë.

Kandidatët, Bujar Lushtaku, Vedat Petërqoj, Faruk Rexha e Batisha Ibrahimi, kanë qenë të renditur me poentim në dhjetëshen e parë.

Siç ka raportuar sot Periskopi, Arbnor Tmava, Nita Bejta e Milot Spahiu nuk kanë qenë të përfshirë në listë, por janë proceduar për në Kuvend nga Qeveria.

Komisioni që ka bërë poentimin në bazë të dokumentacionit të kërkuar, në dhjetëshen e parë, të cilët nuk janë rekomanduar nga qeveria kanë qenë kandidatët: Besim Bajraktari më 6.2 pikë, Batisha Ibrahimi më 6.8 pikë, Adem Spahiu më 7.3 pikë, Boban Petkoviç më 7.4 pikë, Hasim Krasniqi më 7.9 pikë dhe Ardian Behra më 8.1 pikë i cili ka qenë i dyti në listë.

Pas propozimit të kandidatëve për “Gjykatën e Tenderëve”, kërkohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, propozimi i tre gjyqtarëve për intervistimin e kandidatëve.

Në bazë të marrëveshjes që ka Qeveria e Kosovës, intervistimin e tyre duhet që ta bëjnë edhe ekspertët e Ambasadës britanike Kosovë, por kjo e fundit është tërhequr nga ky proces duke konsideruar se e kishte kryer punën e vetë në konkursin paraprak, i cili sipas tyre ka qenë i rregullt.

Kujtojmë që në Kuvendin e Kosovës javë më parë kishte dështuar për të dytën herë votimi për emërimin e pesë anëtareve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka shumicën në Parlament, nuk kishte votuar për kandidatët për anëtarë të Bordit të OSHP-së, ani pse të gjitha procedurat ishin udhëhequr nën qeverisjen e tyre, pasi konkursin e parë e kishin anuluar.

Më pas, zyra e Kryeministrit të Kosovës kishte hapur konkurs të ri për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të OSHP-së.

Konkursi ishte hapur më datë 10 dhjetor dhe aplikimet kanë mundur të bëhen deri më 24 dhjetor.

Disa prej personave që kanë garuar në konkursin e fundit, e që janë selektruar në top dhjetëshe sipas CV-së, ishin përfshirë në listën e ngushtë të ambasadës britanike në Kosovë, por edhe të Komisionit vendore, emrat e të cilëve kishin shkuar në Kuvend. Të njëjtit, ndonëse janë në dhjetëshen e parë të poentimit sipas CV-së, nuk janë përzgjedhur nga Qeveria.

Që nga data 31 mars 2021, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa bord dhe si rezultat ankesat e operatorëve ekonomik nuk kanë mundur të shqyrtohen.

Të gjithë tenderët për të cilët ka ankesa, janë të pezulluar dhe nuk mund të ndërmerret asnjë veprim nga ana e institucioneve deri sa të emërohet bordi i OSHP-së. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha pasi investimet kapitale dhe mallrat e shërbimet kanë mbetur të bllokuara si rezultat i ankesave. /PERISKOPI -Mentor Buzhala/

 

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës