LDK: Faktet para propagandës, deklaratat e pavërteta të Qeverisë se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare

LDK: Faktet para propagandës, deklaratat e pavërteta të Qeverisë se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar Qeverinë Kurti edhe për një deklaratë tjetër, që këta e quajnë propagandë. Bëhet fjalë për përparimin ose jo të Kosovës në indekset ndërkombëtare. Sipas LDK’së Qeveria ka bërë propagandë kur ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në indekset ndërkombëtare. “Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të […]

Sipas LDK’së Qeveria ka bërë propagandë kur ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në indekset ndërkombëtare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

LDK ka thënë se “pushteti ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të Ëorld Justice Project ku Kosova ka ngecje”.

“Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite.”

Ky subjekt ka thënë se në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.

“Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim. 2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2.”

“Të gjitha raportet janë publike dhe lehtë të verifikueshme dhe demantojnë çdo propagandë të kësaj Qeverie. LDK e vlerëson këtë Qeveri si; Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë. LDK po ashtu beson se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm të dallojnë propagandën ndaj të gjitha fakteve që po ofrojmë; fakte të publikuara nga institucionet ndërkombëtare e vendore që e demantojnë çdo mashtrim të kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë.

Hajrullah Çeku i dha tenderin njëburimor mbi 1.3 mil kompanisë që u regjistrua 18 ditë para shpalljes së kontratës

 

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it