LDK: Vetëvendosje nuk i ka numrat, po fshihet pas akrobacive procedurale

LDK: Vetëvendosje nuk i ka numrat, po fshihet pas akrobacive procedurale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, […]

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët”, thuhet në reagim.

LDK-ja e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për ngërç parlamentar, duke përmendur disa arsye nga mos dorëheqja e Qeverisë e deri tek presion mbi deputetë, raporton Periskopi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon pozicionin e saj të qartë:Së pari, pranimi i dorëheqjeve verbale nga anëtarët e Qeverisë të certifikuar si deputetë nga Komisioni për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve ka hapur rrugë për konstituimin formal të Legjislaturës së IX. Së dyti, LDK-ja ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në asnjë proces që cenon rendin kushtetues, procedurat demokratike dhe vullnetin e lirë parlamentar.Së treti, çdo zyrtar i Qeverisë që ka bërë betimin si deputet, duhet ta dijë se çdo vendim i tij ekzekutiv nga 27 marsi bie ndesh me ligjin dhe LDK është e bindur që përbën shkelje penale prandaj dhe duhet të hetohet. Së katërti, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, realiteti është i qartë”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe po fshihet pas akrobacive procedurale.

” Vetëvendosje nuk i ka numrat. Dhe ky fakt nuk mund të fshihet pas akrobacive procedurale apo improvizimeve parlamentare.Së pesti, kushdo që pretendon qeverisjen e vendit, duhet të sigurojë minimalisht 61 vota. Çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa këtë shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare”, thuhet tutje në reagim./Periskopi/

Reagimi i plotë:

Të ngjashme
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës