Masa ndaj mediave nga Kuvendi dhe Qeveria: Bislimit i kërkohet, por nuk distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit

Masa ndaj mediave nga Kuvendi dhe Qeveria: Bislimit i kërkohet, por nuk distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot është para Komisionit për Integrime Evropiane, ku i është kërkuar të distancohet nga deklarata e deputetes Fitore Pacolli për mediat. Blerta Deliu e PDK-së, pati replika të ashpra me Bislimin, i cili tha ‘se është aty për procesin e integrimeve’. Por në debat është kyçur nënkryetarja e Komisionit nga radhët e […]

Për rastin e Fitore Pacollit, pse s’po e thoni një fjalë, pse s’po merrni anë me thanë është gabim sepse jeni zëvendëskryeministër përgjegjës për procesin integrues dhe për çështje të dialogut. Prandaj, ju e dini shumë mirë, për një vend demokratik që raportet të vijnë me zëra të shumicës që sot kërkon cenzurë, dhe kërkon të ketë kontroll nga Kuvendi dhe Qeveria për mediat, është më e pakta që duhet ta thoni sot në këtë takim”, tha Blerta Deliu, përcjell Periskopi.

Por zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nuk dëshiron fare ta prekë këtë temë.

Mirëpo, në këtë debat, foli Arbëreshë Kryeziu Hyseni e Vetëvendosjes.

“Zonja Deliu ti nuk ke qenë aq e zëshme në atë kohë. Në atë kohë kur raportuesit kanë idenfiku me emër e mbiemër persona politikanë që kanë ndiku mbi mediat, nuk ke qenë kaq e zëshme. Mos e hudhni debatin në një pikë ku ju dëshironi”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Por, Deliu e PDK-së, këmbënguli në këtë temë, të cilën sërish nuk deshi ta flasë Bislimi.

“Unë ma se paku sot dua ta kthej këtë diskutim brenda kolegëve deputetë. Unë dua përgjigje nga zëvendëskryeministri. Nëse qeveria nuk di me artikulu punën e saj, dilni në vendin e zëvendëskryeministrit, le të mos flasë fare. Kur një parti me 50,2 për qind, tenton që kritikën ta mbyllë duke kërku kontroll të Kuvendit dhe Qeverisë, këtu e mbylli debatin me ju”, tha Deliu.

Në seancën e 14 korrikut 2022, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në deklaratën skandaloze, kërkoi ‘masa ndaj mediave nga Qeveria dhe Kuvendi’.

“Edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa medium kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa, dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, deklaroi Pacolli në seancë./Periskopi

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës