“Me Kurtin kemi problem me komunikim”- Si Escobar i “mëshoi shuplakë” Kurtit dje përmes deklaratave

“Me Kurtin kemi problem me komunikim”- Si Escobar i “mëshoi shuplakë” Kurtit dje përmes deklaratave

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikes për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje ka dhënë deklarata të forta në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe raportin me Qeverinë. Escobar ka konfirmuar se marrdhëniet mes ndërkombëtarëve dhe Qeverisë Kosovës nuk janë të mira… Periskopi në vazhdim iu sjell disa nga deklaratat e Escobarit […]

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikes për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje ka dhënë deklarata të forta në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe raportin me Qeverinë. Escobar ka konfirmuar se marrdhëniet mes ndërkombëtarëve dhe Qeverisë Kosovës nuk janë të mira… Periskopi në vazhdim iu sjell disa nga deklaratat e Escobarit që u përcollën me reagime edhe nga opozita.

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një konference për medie dje ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Escobar u shpreh se procesi i dialogut është në një “faze kritike”, duke shtuar se  është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai.

“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

Marrëdhëniet ShBA-Kosovë: Problem komunikimi

Emisari amerikan nuk i kursejë as këtë herë kritikat ndaj kryeministrit Kurti. Përveç vendimit për dinarin që e quajti “katastrofal”, Escobar u shpreh se po kanë problem me komunikimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen.

Ndryshe sot nga ora 10:00, Escobar ka nisur takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media, thuhet në njoftim.

Sot i dërguari amerikan takohet edhe me liderët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Kurti nesër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?