Ministria Infrastrukturës e dërgon për nënshkrim tenderin problematik të Mirëmbajtjes së Autostradave

Ministria Infrastrukturës e dërgon për nënshkrim tenderin problematik të Mirëmbajtjes së Autostradave

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI dhe shefi i prokurimit të kësaj ministrie e kanë dërguar për nënshkrim tenderin problematik për Mirëmbajtjen dimërore dhe verore të Autostradave të Kosovës, shkruan Periskopi. Tenderi  “Mirëmbajtja e autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) llot 1 dhe llot 2 dhe Mirëmbajtja e autoudhës A6 (Arbër […]

Tenderi  “Mirëmbajtja e autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) llot 1 dhe llot 2 dhe Mirëmbajtja e autoudhës A6 (Arbër Xhaferi) llot 3 dhe llot 4”, pritët që brenda pak ditëve të bëhen të plotfuqishëm.

Kontratat që do të jenë valide për tri vite, u janë dërguar për nënshkrim kompanive të cilat dyshohet se që në start u përzgjodhën në kundërshtim me ligjin.

Periskopi ka siguruar një dokument i cili tregon se këtë të premte u është dërguar kompanive një draft kontratë për nënshkrim për tenderin e Mirëmbajtës së Autostradave.

Draft kontrata u është dërguar për nënshkrim, nga menaxheri i prokurimit, i cili akoma nuk dihet saktë nëse është Ndriçim Mustafa, apo Nexhat Krasniqi.

Dokumenti i draftit të kontratës është ngarkuar në sistemin elektronik të E-prokurimit, në të cilin kanë qasje pak persona.

“Në lidhje me kontratën “Mirëmbajtja dimërore e autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) llot 1 dhe llot 2 dhe Mirëmbajtja dimërore e autoudhës A6 (Arbër Xhaferi) llot 3 dhe llot 4”, Ministria e Infrastrukturës ndryshoi statusin e dokumentit: Drafti i kontratës.

Statuti i ri i dokumentit është: Aprovuar nga të dy palët (Autoriteti kontraktues dhe Operatorët Ekonomikë), nga 24.6. 2022, ora 11:07 e paradites”, thuhet në përshkrimin e dokumentit, e ku shihet që është e ngarkuar edhe draft-kontrata.

Në këtë dokument thuhet se “detajet e tekstit janë në dispozicion në sistemin elektronik te prokurimit publik. Megjithëkëtë, Periskopi ka parë se një dokument i tillë nuk është i ngritur në sistemin elektronik të E-prokurimit, tek kjo procedurë e prokurimit, konkretisht tek “mesazhet e mia”. Edhe nëse është e ngritur në sistem, në të mund të kenë qasje vetëm kompanitë që u është dërguar për nënshkrim dhe menaxheri i Prokurimit të Ministrisë.

Në ueb faqen E-prokurimi, dokumenti i fundit që i është ngarkuar për këtë procedurë nga ministria është ‘Pezullimi i tenderit’, pasi kompanitë kishin bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit pak ditë pasi ministria kishte rekomanduar për kontratë për katër lot (pjesët) disa grupe të kompanive.

Nga ana tjetër, ministria nuk lejon qasje në asnjë informacion për Periskopin lidhur më këtë tender.

Më 24 prill 2022, ministria ka bërë “Njoftim mbi vendimin e Autoritetit kontraktues”. Kjo nënkupton që është bërë shpallja e kompanive të rekomanduara për kontratë, të cilat kanë qenë:

Lot 1: Grupi i kompanive me lider “Lika Company” SHPK & “Lika Trade”.

Lot 2: Grupi i kompanive me lider  kompaninë “2A Group” SHPK & NNT  “ABC” SHPK & “B CORP” SHPK & “JUBICA” SHPK.

Lot 3. Grupi i kompanive, me lider kompaninë “Damastion Project” Shpk & “Via” & “Company Eskavatori”.

Lot 4. Grupi i kompanive me lider kompaninë “Arbotec” SHPK & “Arbotec GMBH” –Dega në Kosovë.

Periskopi ka bërë disa raportime për të cilat ka hedhur dyshime për favorizim ndaj kompanive të caktuara. Madje nën pretendimin për shkelje të ligjit janë ankuar edhe disa kompani në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Duke marrë shkasë nga raportimet në media, ministri Aliu kishte vendosur që të angazhojë Njësinë e auditmit për të parë se si ka shkuar procesi për këtë procedurë.

Në fund të javës së kaluar, Periskopi ka raportuar se tashmë është dorëzuar raportin dhe në të ka pasur të gjetura. Nga ana tjetër, OSHP është bërë me bord drejtues vetëm para disa ditëve. Siç shihet zëvendësministri, Durmishi nuk e ka pritur vendimin Panelit të OSHP për këtë tender dhe duket që nuk e ka marrë parasysh as raportin e auditimit, por e ka dërguar për nënshkrim tenderin që do të ketë validitet për tre vite, i cili më gjasë do të jetë edhe subjekt i hetimit të prokurorisë. /M.B-Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?