Ministria pranon ofertë fiktive për tenderin e Autostradave, megjithatë nënshkruan kontratë

Ministria pranon ofertë fiktive për tenderin e Autostradave, megjithatë nënshkruan kontratë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumrishi e ka vulosur tenderin problematik për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të dy autostradave në Kosovë, kontratë kjo trevjeçare. Në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik -KRPP, tek prokurimet e MI-së, janë publikuar katër kontratat, shkruan Periskopi.

Tashmë Auditori i Ministrisë ka gjetur shkelje në realizmin e këtij tenderi, por kjo nuk i ka prishë punë ministrisë që të ecë tutje më këto kontrata.

Edhe nëse nisë ndonjë hetime, apo kanë nisur për këtë tender, tashmë kontratat janë nënshkruar dhe pritët të nisë puna shumë shpejtë.

Periskopi ka gjetur fakte të reja që qojnë në manipulimin e tenderit  “Mirëmbajtja dimërore dhe verore  e autoudhes A7 lot 1 dhe lot 2 dhe mirëmbajta dimërore dhe verore e autoudhës A6, lot 3 dhe lot 4”.

Për lot 2 është shpërblyer më kontratë Grupi i kompanive me lider kompaninë “2A Group” SHPK & NNT  “ABC” SHPK & “B CORP” SHPK & “JUBICA” SHPK.

Në një analizë që i ka bërë Periskopi kontratave, shihet se oferta e lot 2 ka qenë e kundërligjshme, respektivisht është mashtruar Autoriteti kontraktues bazuar në dokumentacionin që ka dorëzuar një ofertues.

Kompania NNT ABC SH.P.K, ka dorëzuar referenca të kompanisë që nuk ekziston, respektivisht që është shuar pak muajve. Ofertimi më dokumentacion të kompanisë së shuar është i kundërligjshëm dhe mashtrim ndaj Autoritetit kontraktues.

Kompania që deri më tani është shpërblyer më dhjetëra tender nga institucionet publike N.N.T. ” A.B.C. ” është shuar më datë 11.03.2022.

Të njëjtën ditë është themeluar NNT ABC SH.P.K. Në të shuarën ka qenë pronarë Arben Jetullahu, në të renë është pronarë Mirsad Jetullahu.

Në dosjen e tenderit tek kapacitete teknike dhe profesionale, Ministria ka kërkuar edhe “Listën e kontratave të realizuara përfunduara në lëminë e Mirëmbajtjes, të Autostradave, Rrugëve Nacionale, Regjionale dhe Lokale, për periudhën e shkuar tre vjeçare (2019, 2020 dhe 2021), etj”.

Siç shihet në kontratë, NNT ABC SH.P.K ka dorëzuar referencat e kompanisë që është shuar, që kanë të bëjnë me “Mirëmbajta Verore dhe Dimërore e rrugëve Nacionale dhe Regjionale të republikës së Kosovës 2017 -2018 -2019. Vlera e kontratave 3, 239, 324.45 euro”.

Po që se kompanisë do t’i ndërrohej vetëm statutit në Agjencisë e Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, oferta do të pranohej valide, pasi ekzistoni e drejta për t’u shërbyer me dokumentacion, por Periskopi nga burimet e veta të mirë informuara ka mësuar se nuk bëhet fjalë për ndërrim të statutit, por për shuarje të kompanisë. Kjo shihet edhe në ueb-faqen e ARBK-së.

Periskopi i është drejtuar disa herë më pyetje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve të kësaj ministrie për të parë historikun e kompanisë në fjalë nëse e njëjta është shuar, apo ka ndërruar statuti. Ministria dhe Agjencia kanë refuzuar të kthejnë përgjigjen.

Në interesimin e redaksisë lidhur më këtë çështje ka refuzuar të përgjigjet edhe Autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës.

Periskopi ka thirrur në numrin e kompanisë NNT ABC SH.P.K, të cilin e ka të publikuar në ARBK, por në telefon është përgjigjur një menaxheri i kompanisë “2A Grup”, duke thënë se ky numër nuk është i menaxherit të ABC.

Më pas Periskopi ka drejtuar pyetje në adresën e menaxherit të “ABC”, Pajtim Jakupi, lidhur më atë se a ka ligjshmëri në ofertën e tyre, pasi janë paraqitur dokumente të kompanisë së shuar, por ky menaxher nuk ka kthyer përgjigje deri më tash.

Më 7 korrik, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ishte në Kuvend për Raportin e Auditimit të brendshëm për tenderin 16 milionësh, ku dyshohet se ka pasur parregullsi.

Aliu ka theksuar se do të bashkëpunojnë me hetuesinë e Prokurorinë.

“Për tenderin të cilin po flisni, parregullsitë i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport e kam inicu vetë, bashkë me zëvendësministrin. Ka tregu që ka parregullsi dhe e marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë Prokurorinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi bërë gati materialin me u marrë pikërisht për këtë çështje”, ka thënë ai.

“Jemi shumë të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund. Është pikërisht ky raport i auditimit që është inicu dhe është ndalë ai proces. Ka prodhu edhe atë serinë e sulmeve mediatike që ka qenë ndaj meje. Por, sa i përket sulmeve e atyre, ne nuk e kemi problem atë punë. Kemi me u marrë me hetuesinë e Prokurorinë”, ka shtuar ai.

Vetëm pak ditë, pasi ai bëri këto deklarata, zëvendësi i tij, për të cilin flitet që nuk po komunikon më të, ka nënshkruar katër kontrata, pasi tenderi ka qenë i ndarë në katër pjesë .

Lot 1, e ka fituar grupi i kompanive me lider “Lika Company” SHPK & “Lika Trade”.

Lot 2: Grupi i kompanive me lider  kompaninë “2A Group” SHPK & NNT  “ABC” SHPK & “B CORP” SHPK & “JUBICA” SHPK.

Lot 3: Grupi i kompanive, me lider kompaninë “Damastion Project” Shpk & “Via” & “Company Eskavatori”.

Lot 4: Grupi i kompanive me lider kompaninë “Arbotec” SHPK & “Arbotec GMBH” –Dega në Kosovë.

Për këtë tender janë bërë dy auditme të brendshme. Ato kanë evidentuar parregullsi gjatë procesit. Njëri raport ka zbuluar se në dosje të tenderit janë vendosur kritere diskriminuese, ose favorizuese, ndërsa tjetri, pos evidentimit të kritereve të kundërligjshëm, ka gjetur se janë rekomanduar për kontratë kompanitë që nuk i kanë plotësuar kriteret që i ka vendosur vetë ministria.

Lidhur më këtë tender, Periskopi ka bërë disa raportime dhe pas publikimit të kontratave ka gjetur disa çmime të parregullta që kanë vendosur kompanitë, të cilat do t’i publikojë në ditët në vijim. /Mentor Buzhala -Periskopi/

 

A janë të përfshirë krerët e ministrisë në tenderin 16 milionësh, për të cilin Periskopi raportoi dhjetë herë

Shpërndaje në: