“Moscertifikimi” i Listës Serbe, ShBA: Veprim i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP

“Moscertifikimi” i Listës Serbe, ShBA: Veprim i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt. Në një përgjigje të dhënë për Reporterin, Ambasada e ShBA-së në Kosovë theksoi shqetësimin “me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.” “Jemi thellësisht të shqetësuar […]

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt.

Në një përgjigje të dhënë për Reporterin, Ambasada e ShBA-së në Kosovë theksoi shqetësimin “me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor.”

“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politik”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada u ShBA-së u shpreh gjithashtu e shqetësuar për përfshirjen e kritereve të motivuara politikisht në procesin e vendimmarrjes së KQZ-së për certifikimin e kandidatëve.

“Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thuhet më tej në reagim.

Në reagim u theksua më tej se “të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar.”

Kujtojmë se Lista Serbe nuk arriti të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka raportuar Ekonomia Online – ndërsa shkaku për këtë u raportua të kenë qenë thirrjet nacionalist të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

 

Miku i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemit, rekomandoi PRO certifikimit të Listës Serbe

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it