MSH’ja ende pa ministër – Pse Osmani nuk i besoi kryesues Kurtit për ‘ndryshimet e mëdha’ në shëndetësi

MSH’ja ende pa ministër – Pse Osmani nuk i besoi kryesues Kurtit për ‘ndryshimet e mëdha’ në shëndetësi

Kryeministri Albin Kurti tash e dy muaj ka marrë edhe një përgjegjësi të re. Pra është kryesues i Komisionit për Shëndetësi në Kosovë, që në fjalën hyrëse e kishte theksuar qëllimin për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi. Këtë bëri në kohën kur ministër ishte Rifat […]

“Qeveria jonë e ka gjetur shëndetësinë në një gjendje të rënduar. Shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca. Qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase dhe sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale”, tha Kurti pasi që kumtoi marrjen e përgjegjësisë së re.

Si kryesues, ndërkohë Kurti premtoi edhe kthimin e mjekëve në Kosovë, që viteve të fundit është bërë mjaft problem e shqetësues për vendin.

Tash në fundmi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e katërt të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, tha se Udhëzimi Administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe ai për Thjeshtimin e procedurave për regjistrim dhe importim të produkteve medicinave, janë hapa drejt reformave të thella në shëndetësi.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të mbetet pa ministër tash e një muaj, që kur Rifat Latifi dha dorëheqje nga ky post. Si ushtruese e detyrës është emëruar Dafina Gexha.

Latifi për 10 muaj sa udhëheqi shëndetësinë kosovare, u kritikua mjaft shumë për mospunë, për udhëtime të shpeshta e pak ndryshime. Por, tani kemi në krye të komisionit vet kryeministrin, punën  e të cilit si duket nuk po e beson aq fort presidentja Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, në orët e vona të ditës së djeshme shkoi në adresë të një spitali privat në Prishtinë për të kryer krejt një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale. Përpos që besimin ia ofroi spitalit ‘Aloka’, jo kirurgëve të QKUK’së, institucion që injoroi dhe anashkaloi, ajo tentoi ta mbajë krejt larg vëmendjes së opinionit publik e mediave.

Në orët e vona të së mërkurës, në oborrin e spitalit privat ‘Aloka’ u panë veturat zyrtare që i përkisnin presidencës. Ishin mediat që e zbuluan se bëhet fjalë për prezencën e presidentes Vjosa Osmanit aty që kishte shkuar për të hequr tëmthin. Presidenca nuk bëri ndonjë paralajmërim paraprak, por tek pasmesnate, pas presionit dhanë një përgjigje:

‘’Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.’’.

Lidhur me këtë, deri tash asnjë reagim nga Vetëvendosje, prej të cilëve jemi mësuar që në raste të ngjashme të bëjnë shumë ama shumë zhurmë, shkruan Periskopi.

Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026