Neni 7 i planit evropian që Kurti e pranoi, kafshatë që s’po kapërdihet lehtë: Pse?

Neni 7 i planit evropian që Kurti e pranoi, kafshatë që s’po kapërdihet lehtë: Pse?

Pse neni 7 i planit evropian, është ndër më të diskutueshmit deri tani? Ai thotë: “Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në […]

Ai thotë: “Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

***

Pika 7 në marrëveshjen e planit evropian, po vlerësohet si problematike për Kosovën.

“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane”, shkroi mbrëmë ish-kryeministri Isa ">Mustafa në Facebook.

Për problematikën e kësaj pike, në një intervistë me Periskopin, dje foli edhe analisti Visar Ymeri.

Ai tha se kjo pikë zgjon më së shumti kureshtje, duke i thënë kështu Periskopit:

Pika 7 është ajo që zgjon më së shumti kurreshtje e shtron pyetje. Pra cili do të jetë niveli i përshtatshëm i vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe çka nënkupton formalizim i statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Pjesë po ashtu problematike, edhe pse mbase simbolike, është Preambula e veçanërisht pjesa që mirëkupton qëndrimin e ndryshëm të palëve për sa i përket çështjeve siç është statusi. Kjo pikë ka qenë dashtë të refuzohet nga Kurti. Heqja e saj nuk do ta ndryshonte fare përmbajtjen e Marrëveshjes, mirëpo në anë tjetër nuk do ta detyronte Kosovën që të shpreh mirëkuptim në të shkruar për mosnjohjen nga Serbia. Po ashtu mendoj që Kurti do të duhej dhe duhet të insistojë në marrëveshje që ka njohjen reciproke si pjesë përbërëse të saj”, tha Ymeri për Periskopin, intervistën e plotë me të cilin, mund ta lexoni këtu.

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, foli dje lidhur me problemet që shfaqen në pikën 7 të planit evropian.

“Problemet janë të shumta, prej atyre që ka jo pak paqartësi në tekst të cilat lënë vend për interpretime të ndryshe në të ardhmen e afërt, deri tek ajo që njohja e shtetit të Kosovës nuk është pjesë e Marrëveshjes. Për më keq në vend të njohjes, në qendër është ajo që është emërtuar si ‘vetmenaxhim’ e që do të jetë asociacion me anekse të reja që shkojnë përtej asaj që është dakorduar në proceset e mëhershme dialoguese. Ky është degradim i madh dhe është determitë e politikave të Qeverisë Kurti që po i bën sidomos tash dy vite”, tha ai në intervistën për Periskopin.

Duke qenë që Periskopi, dje trajtoi planin evropian me një seri intervistash, mes tyre, edhe profesori dhe njohësi i politikës së jashtme, z.Muhamet Hamiti, na foli specifikisht rreth problematikës së kësaj pike.

Po e shihni vetë, pika 7 po interpretohet edhe si autonomi për serbët, domethanë me më shumë kompetenca potencialisht sesa Asociacioni simbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilin Kurti dhe Vetëvendosja e tij përbeheshin se s’do ta pranonin kurrë. E kanë pasë bërë kauzë të dhunshme; kujto dhunën e tyre në Kuvendin e Kosovës. Shto këtu edhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë”, tha Hamiti.

Mbetet gjithçka e paqartë se si do të ecet tutje në atë që quhet Aneksi ose plani i zbatimit të Planit Evropian.

Por, për ekspertin për Ballkanin, zotin Bodo Ëeber, është e qartë që palët janë pajtuar për marrëveshjen dhe në një intervistë për REL-in dje, ai foli specifikisht që në këtë marrëveshje, hyn edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas asaj që kryeministri Kurti e ka thënë, ka pasur një marrëveshje. Kjo marrëveshje përfshin gjithashtu referencë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të dakorduara dhe kjo përfshin Asociacionin – marrëveshjen e prillit 2013 dhe marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin”, tha Weber në intervistën për REL-in.

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha zoti Escobar./Periskopi

Të ngjashme
Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar