Nesër rikthehet Kuvendi pas ‘pauzës’ 48-orëshe: VV pa numra, Haxhiu s’ka përkrahje

Nesër rikthehet Kuvendi pas ‘pauzës’ 48-orëshe: VV pa numra, Haxhiu s’ka përkrahje

Të dielën do të vazhdojë seanca konstituive pas dështimit të radhës që ndodhi të premten. Lëvizja Vetëvendosje sërish do të ketë të drejtën të nominojë një emër për kryetar Kuvendi, mirëpo nuk duket se ka ndryshim nga seanca e kaluar. Albulena u propozua për herën e katër të premten, por sërish u refuzua nga deputetët […]

Albulena u propozua për herën e katër të premten, por sërish u refuzua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sërish, për herën e katërt me radhë, vetëm 57 deputetë votuan pro saj.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar ndonjë shenjë se do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryetare, mirëpo pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun të premten, paralajmëroi se do t’i shqyrtojë edhe zgjedhjet e reja.

Partitë e tjera shqiptare kanë kërkuar nga VV-ja që të gjejë një kandidat tjetër që arrin të marrë vota edhe nga deputetët tjerë, por partia e parë nuk duket që është e interesuar për një gjë të tillë.

Fatmir Limaj i Nismës tha se VV-ja duhet të lëshojë rrugë, meqë po shihet se nuk i ka numrat. Në media kishte raportime se VV-ja dhe Nisma janë marrë vesh për një koalicion qeverisës, mirëpo kjo nuk po shihet në horizont.

Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e grupit parlamentar të VV-së, tha se nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit të dielën, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Edhe PDK-ja me kryetarin Memli Krasniqi i ka përmendur zgjedhjet e reja si opsion i mundshëm, madje duke kërkuar edhe datën 15 qershor si ditë të zgjedhjeve.

Sidoqoftë, Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat kufizues për seancën konstituive, me kusht që ajo të mos ndëpritet për më shumë se 48 orë, cikël ky që po vazhdon për më shumë se një javë. Zgjedhjet e reja, gjithashtu, s’mund të shpallen pa pasur konstituim të Kuvendit./Periskopi/

Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

Të ngjashme
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes