Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Një gjuajte me armë që ka ndodhur të martën në orët e vona ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër të lënduar. Gjuajtjen me armë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. “Rreth orës 22:30, kemi […]

Gjuajtjen me armë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrustem Hyseni’ në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ishte shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton Periskopi.

Ajo theksoi se hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.

E më pas u bë e ditur se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëj ballë plagëve.

Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje tragjike.

Brenda tri ditëve, ndodhen tri raste tragjike.

Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri dhe rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten./Periskopi/

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë