Nisja e qortimit për targat: Çka duhet të dijmë nga mesnata e deri tash

Nisja e qortimit për targat: Çka duhet të dijmë nga mesnata e deri tash

Masa e qortimit ndaj serbëve që në automjetet e tyre nuk kanë tabelat RKS tashmë ka nisur së zbatuari prej orës 00:00. Pra në mesnatë. Deri më tani, qytetarët serbë po ndalohen si në pikat kufitare, ashtu edhe nëpër rrugë dhe po u ofrohet një letër qortimi nga organet e rendit. Pati reagime të shumta, […]

Është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që me t’u bërë data 1 nëntor, bëri një status në Facebook, duke treguar se sa i rëndësishëm është legjitimiteti në vend.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend.

Në veri vazhdojnë të qarkullojnë veturat me KM, raportohet se disa s’po marrin qortime

Në një lidhje direkte nga atje, Klan Kosova raportoi se edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj mase, veturat në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë të qarkullojnë me targa KM.

Te sheshi “Car Cazar”,u pa edhe një polic, i cili nuk është se i qortonte ngasësit e këtyre automjeteve.

Në Koshtovë policët thonë se nuk hasën në vetura me targa ilegale

Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, nuk është hasur ndonjë veturë me targa ilegale të ketë kaluar andej deri paradite.

Këtë të paktën e ka thënë për Klan Kosovën, patrulla e policisë që po qëndronte atje nga hyrja në fuqi e masës së qortimit.

Edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj mase, veturat në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë të qarkullojnë me targa KM.

Serbja që e mori qortimin e parë: Nuk planifikoj ta regjistroj veturën në RKS

Siç u raportua nga “Kosovo-online”, një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim.

Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për ri-regjistrim.

Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të ri nga Beogradi.

Ministri serb i mbrojtjes pas zhvillimeve për targa: Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka lëshuar një kërcënim serioz për Kosovën pasi kjo e fundit ka filluar me aplikimin e masës së paralajmërimit për ata që nuk i kanë zëvendësuar ende tabelat në RKS.

Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm.

“ Vijat tona të kuqe janë: nuk ka Stuhi, Vetëtimë, jo 2004. Nëse ndodh një pogrom i serbëve, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ministri i ri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në një paraqitje televizive.

Ai tha se Serbia ka një përgjigje të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm.

Radojeviq nuk përjashton barrikadat: Serbët s’ndryshojnë qëndrim për targat

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se Policia e Kosovës në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka filluar të bëjë paralajmërime, por kjo sigurisht që nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës për ri-regjistrim, raporton RTS.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, por ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve.

Ai thotë se nuk mund ta imagjinonte një situatë ku Policia e Kosovës të gjobisë një autoambulancë apo autobus që transportonte fëmijë dhe se serbët të qëndronin mënjanë vetëm për shkak se kishin shenja KM.

“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka theksuar Radojeviq.

Masa e qortimit në Jarinjë: Nuk shpëton as shoferi i autoambulancës

Një serb, i cili voziste autoambulancën tha se qortimin të cilin e ka marrë do ta lexojë në shtëpi. “Nuk e kam lexuar, do ta lexoj kur të shkoj në shtëpi” – tha ai.

I pyetur se a do ta regjistrojë veturën me targa RKS, ai theksoi se nuk është vetura e tij. Ndërsa, lidhur me atë se a do ta bëjë një gjë të tillë institucioni shëndetësor ku punon si vozitës ai u përgjigj: Atë duhet ta dijë Vuçiqi dhe Kurti”.

Çështja e targave, edhe pse krejt teknike, tash e disa ditë ka qenë temë kryesore diskutimi mes palëve nga Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian e Amerika. Ndonëse aleatët ndërkombëtarë i kërkuan kryeministrit Albin Kurti që afatin për regjistrimin e tabelave të automjeteve nga serbët e veriut ta shtyjë për 10 muaj, ai shkoi dhe e modifikoi si vendim. Kjo sjelli pakënaqësi nga palët ndërmjetësuese, pra edhe BE edhe SHBA u shprehën njëzëri: Zhgënjim!

Kryeministër Kurti, të premten pas mbledhjes së Qeverisë doli me vendim që të ‘shkallëzohet’ puna e afatit të targave, shkruan Periskopi.

“Deri me 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Pas secilës datë me 21 prill  s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, është sqarimi i Kurtit./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?