Noizy arrestohet në Cyrih – kërkohej nga Prokuroria për Krime të Rënda

Noizy arrestohet në Cyrih – kërkohej nga Prokuroria për Krime të Rënda

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar në Aeroportin e Cyrihut sapo ka hyrë në Zvicër, sipas raportimeve të mediave shqiptare. 38-vjeçari kishte udhëtuar për të prezantuar albumin e tij të ri. Por në vend të performancës, artisti përfundoi në prangat e policisë zvicerane. Lajmi u konfirmua zyrtarisht për median zvicerane Watson nga Policia Kantonale […]

Lajmi u konfirmua zyrtarisht për median zvicerane Watson nga Policia Kantonale e Cyrihut, e cila bëri të ditur se arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Menjëherë pas ndalimit, klubi ka hequr nga rrjetet sociale të gjitha njoftimet për koncertin e planifikuar, pa bërë një koment publik mbi situatën.

Kjo nuk është hera e parë që Noizy përballet me drejtësinë. Në gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua pasi dyshohej për përfshirje në një përleshje në një klub nate. Ai u la i lirë me kusht disa ditë më vonë dhe në nëntor u gjobit për të njëjtën çështje.

Ndërsa autoritetet zvicerane nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin, pritet që ditët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi akuzat që rëndojnë ndaj reperit. Arrestimi i tij vjen në një kohë kur ai ishte në mesin e një fushate promovimi të albumit të ri – një kthesë dramatike për një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, shkruan AP, transmeton Periskopi

Të ngjashme
Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”

Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Soni vazhdon të flasë për Florin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Soni vazhdon të flasë për Florin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

Rina Balaj humb peshë, e krahason vetën me modelen e famshme botërore

Rina Balaj humb peshë, e krahason vetën me modelen e famshme botërore

Dua Lipa kompenson me mbi 5 mijë euro banorët në Palermo pas ankesave për festimet e dasmës

Dua Lipa kompenson me mbi 5 mijë euro banorët në Palermo pas ankesave për festimet e dasmës

Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore, arsyeja do ju emocionojë

Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore, arsyeja do ju emocionojë

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Theret për vdekje aktori i njohur në Los Angeles

Theret për vdekje aktori i njohur në Los Angeles