PDK kundër deklarimeve të Konjufcës: Nuk jemi për shtyrje zgjedhjesh

PDK kundër deklarimeve të Konjufcës: Nuk jemi për shtyrje zgjedhjesh

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë kundër propozimit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që zgjedhjet lokale të shtyhen për një datë tjetër. Nga kjo parti për Periskopin kanë thënë se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e përcaktuar. Zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, ka thënë se këto zgjedhje nuk duhet të mbahen me […]

Zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, ka thënë se këto zgjedhje nuk duhet të mbahen me tubime e grupime të njerzëve, por duhet të respektohen masat e vendosura nga IKSHPK.

“Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, nuk jemi që zgjedhjet lokale të shtyhen. Ato duhet të mbahen në kohën kur janë planifikuar. Mirëpo, Zgjedhjet e Tetorit, nuk duhet të mbahen në mënyrë konvencionale, me tubime e grupime të njerëzve, por duhet që në mënyrë strikte të respektohen masat dhe rekomandimet e IKShPK.”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se nuk i besojnë Qeverisë Kurti sepse sipas tij, mendësia e qeverisë dhe mos-veprimi i saj ka bërë gjendjen alarmante në terren.

Nga PDK po ashtu janë shprehur të shqetësuar edhe për gjendjen në arsim, ku është shtyer fillimi i vitit të ri shkollor.

“Nëse duhet, në përputhje me gjendjen në terren dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, ato masa duhet të ndryshohen e plotësohen. Në anën tjetër, nëse arsyetimi për shtyrjen e zgjedhjeve është se me këtë mbrohet shëndeti i qytetarëve, gjë që është, atëherë është e vështirë, në të vërtetë krejt e pamundur, për t’i besuar kësaj mendësie, tashmë institucionale politike. Me veprime, përkatësisht me mosveprime, tash e një kohë, kjo qeverisje ka krijuar gjendjen në terren e cila thjeshtë është bërë alarmante dhe e rrezikshme për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për fat të keq edhe për shumë procese e zhvillime, sidomos në fushën e arsimit.”, ka thënë ai për Periskopi.

Ndryshe edhe partia tjetër opozitare LDK, ka dalë kundër që të shtyhen zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale janë paraparë që të mbahen me 17 tetor./Periskopi/

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit