PDK, Qeverisë: Ligjin për KPM-në dërgojeni në Komisionin e Venecias, nëse jo – ne e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka thënë se Projekgligji për Komisionin e Pavarur për Media, ka shumë mundësi për interpretime që ‘cungojnë lirinë e mediave’. Ai i ka kërkuar pushtetit që ta dërgojë në Komisionin e Venecias. Nëse jo, ai thotë se PDK do ta dërgojë në Kushtetuese këtë projektligj. “Më vjen mirë që një […]
Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka thënë se Projekgligji për Komisionin e Pavarur për Media, ka shumë mundësi për interpretime që ‘cungojnë lirinë e mediave’. Ai i ka kërkuar pushtetit që ta dërgojë në Komisionin e Venecias. Nëse jo, ai thotë se PDK do ta dërgojë në Kushtetuese këtë projektligj.
“Më vjen mirë që një ndër kërkesat e KE-së ka qenë që të hartohet një projektligj mbi lirinë e mediave.
Por me ligjin aktual që është propozuar në parim, janë ngritë shumë shqetësime këto ditë. Nga organizata duke përfshirë shoqërinë civile dhe mediat. Projektligji lë shumë mundësi për interpretime që cungojnë lirinë e mediave.
Kërkesa e PDK-së është që ky Projektligj të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias.
Të jetë një ligj që mos ta ndryshojmë sa herë vjen dikush në pushtet, besoj se nuk do të jetë pengesë e madhe që të mirret vlerësimi nga Komisioni i Venecias.
Prandaj, kërkesa do të jetë të dërgohet në Komisionin e Venecias, nëse kjo nuk kërkohet nga ana juaj, ne do të kërkojmë që atë ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese që të marrim vlerësimin se a është ligj i mirë, a po i jipen shumë kompetenca KPM-së, apo cenohet liria e mediave”, tha ai./Periskopi
Lexo më shumë:












