Peci në darkë ‘deri n’fyt’ me përfitues të grantit 100 mijë €, thoshte se nuk e di as kush aplikon

Peci në darkë ‘deri n’fyt’ me përfitues të grantit 100 mijë €, thoshte se nuk e di as kush aplikon

Një prej shumë skandaleve të publikuara nga Periskopi rreth Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci, është ajo e dhënies së granteve. Grantet për vëllain e dajën e Fitore Pacollit, këshilltarit të Pecit, bashkëpartiakut në Listën Guxo, kompanive që VV i promovon e të tjera – janë vetëm disa nga gjetjet që janë […]

Për të gjitha këto, Peci e ka hedhur përgjegjësinë nga supet duke mohuar se është i përfshirë në dhënien e ndonjë granti “me t’njofshëm”, raporton Periskopi.

“Unë s’e di as kush aplikon”, pati thënë Peci në një studio televizive teksa fliste për grantet në AZHB.

Periskopi ka siguruar një fotografi, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

Pas një hulumtimi, del që njëri nga ta është përfitues i grantit 100 mijë eurosh nga AZHB.

Feim Jerliu [shih foton] është personi i cili, gruaja e tij Sanije Jerliu ka aplikuar për grantin 100 mijë eurosh në AZHB për ‘Investime në blerjen e makinerive bujqësore’.

Kjo nuk është e gjitha. Skandali i publikuar ditë më parë nga ‘Kallxo.com’ rreth ‘Darkës së Lamës’, ku nikoqir në vitin që lam pasë ishte Faton Peci, doli të jetë me çmime të fryera dhe pa procedura të prokurimit.

Kësisoj, Ministria që drejton Pecin kishte gënjyer publikun rreth kostos së kësaj darke.

Një detaj interesant, është fakti se në Darkën e Lamës të pranishëm ishin edhe përfitues të granteve qindra-mijëra eurosh. Disa prejt tyre, Peci u kujdes që së bashku me kryeministrin Kurti t’i shpërblenin me nga një mirënjohje dhe një laptop.

Periskopi ka kontaktuar me z. Jerliu, dhe i njëjti ka thënë se fotoja që është bërë me z. Peci është në fund të vitit 2024 ndërsa granti është marrë në fillim të vitit 2023.

“Grantin e kemi marrë në fillim të vitit 2023, ndërsa ministrin e kemi pasë për drekë pas një vizite që e ka bërë në fermën tonë. Pra, është rreth një vit e gjysmë pas dhënies së grantit”, tha z. Jerliu për Periskopin.

Kujtojmë se ministri në detyrë, Faton Peci gjatë ditës së djeshme u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me kontratën e nënshkruar për fabrikën për mbetjet shtazore – skandal ky i publikuar ekskluzivisht nga Periskopi në prill të këtij viti. /Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta