Peci: Raportimet në media nuk i marr seriozisht, jam i hapur për bashkëpunim

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar edhe një herë pas bastisjeve dhe intervistimit nga organet e drejtësisë në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien me qira të fabrikës për përpunimit të mbetjeve shtazore. Peci para gazetarëve ka thënë se nuk i merr seriozisht raportimet e mediave dhe se është i hapur […]
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar edhe një herë pas bastisjeve dhe intervistimit nga organet e drejtësisë në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien me qira të fabrikës për përpunimit të mbetjeve shtazore.
Peci para gazetarëve ka thënë se nuk i merr seriozisht raportimet e mediave dhe se është i hapur për bashkëpunim me drejtësinë.
“Ajo çka raportohet në media, as që e marrë seriozisht, as të vërtetë. Nuk fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin që thoni se është thënë ose është folë në media kjo për mu nuk do të thotë kurrgjë hiç. Është në interes të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë. Jam i hapur bashkëpunues dhe libër hapur për krejtë veprimet dhe për aq sa më ka takuar mua si ministër dhe me kaq besoj që e përmbylli temën dhe për çka është diskutuar”, ka thënë Peci, raporton Periskopi.
Ai ka folur edhe për procedurat e votimit të fshehtë.
“E para, e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë”.
Bastisjet dhe intervistimet e Prokurorisë Speciale janë pjesë e hetimeve që lidhen me një kontratë të nënshkruar për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, kishte thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Ndërsa, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, oara gazetarëve kishte treguar se bastisjet janë duke u bërë në katër lokacione, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Vetrinarisë si dhe tek kompania fituese.
“Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, kishte thënë ai.
Kurse, në Prokurorinë Speciale ishte intervistuar edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.
Kjo ishte bërë e ditur nga avokati i tij Artan Qerkini, i cili në zyrat e hetuesie ka mbërritur pak më herët.
Ndryshe, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht për skandalin me mbetjet shtazore.












