“Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli i “gjuhet” qytetarëve me akuza banale për shpenzimin e rrymës

“Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli i “gjuhet” qytetarëve me akuza banale për shpenzimin e rrymës

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se një pjesë e vogël e amvisërive po konsumon pjesën më të madhe të energjisë elektrike. E ftuar në televizionin e afërt me Qeverinë në detyrë, në ATV Rizvanolli tha se sipas të dhënave të analizuar kohëve të fundit, 12 për qind e familjeve kanë konsumuar rreth […]

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se një pjesë e vogël e amvisërive po konsumon pjesën më të madhe të energjisë elektrike.

E ftuar në televizionin e afërt me Qeverinë në detyrë, në ATV Rizvanolli tha se sipas të dhënave të analizuar kohëve të fundit, 12 për qind e familjeve kanë konsumuar rreth 40 për qind të energjisë në nëntor 2024, transmeton Periskopi.

“E kemi nga të dhënat që i kemi analizuar gjatë këtyre dy-tri javëve, e kemi parë që i kemi një fenomen, ku një pjesë e vogël e amvisërive e kanë një konsum jashtëzakonisht më të madh sesa të tjerat. Për shembull, në raste ekstreme, në nëntor 2024, vetëm 12 për qind e amvisërive kanë konsumuar mbi një mijë kilovat orë në muaj, mirëpo ato kanë konsumuar 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Kosovë”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se disa prej këtyre konsumatorëve shpenzojnë deri në 5000 kilovat orë edhe gjatë verës, duke ngritur dyshime për përdorime të pazakonshme si nxehja e pishinave apo pajisje për kriptovaluta.

“Është shumë vështirë të shpjegohet, veçanërisht përgjatë muajve të verës dhe të pranverës. Gjatë dimrit mund të thuash që një shtëpi e madhe me pishinë nëse nxehet gjatë gjithë kohës, i shpenzon kaq. Mirëpo përgjatë muajve të tjerë me të vërtetë është vështirë për ta shpjeguar, përveç ndoshta kryptovalutave ose prodhimit të drogës, apo prodhim tjetër që nuk është ilegal, por që është informal”, u shpreh Rizvanolli.

Deklaratën e plotë të Artane Rizvanollit e gjeni në videon më poshtë:

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it