Policia e Kosovës deklarohet për rastin e mbrëmshëm: Qytetari ofendoi, kërcënoi dhe ngriti dorën ndaj policëve

Policia e Kosovës deklarohet për rastin e mbrëmshëm: Qytetari ofendoi, kërcënoi dhe ngriti dorën ndaj policëve

Mbrëmë një qytetar është arrestuar me forcë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Në videon e publikuar nga Periskopi shihet teksa Policia e Kosovës ka përdorur dhunë fizike ndaj një burri në prani të fëmijëve të tij. Lidhur me rastin Periskopi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha e konfirmoi atë […]

Hoxha e konfirmoi atë që mbrëmë Periskopi raportoi se i dyshuari është ndaluar për shkak të mos mbajtjes së maskës.

Tutje, Hoxha thotë se pasi policia ia ka tërhequr vërejtjen të dyshuarit me inicialet B.S, i njëjti ka pasë sjellje arrogantë ndaj uniformës blu, madje ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policor.

‘’Reth ores 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988)  i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka perfill urdhrat e zyrtareve policor,  kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret  dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemise, ai ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, dhe në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.’’, thotë Hoxha për Periskopin.

Zëdhënësi i Policisë, thekson se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga rezistenca dhe sjelljet e pakontrolluara të të dyshuarit.

‘’Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare. Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale  të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme.I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë.’’, përfundon Daut Hoxha.

Në korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Qeveria ka vendosur që kush nuk respekton masat e vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të dënohet me gjobë nga 35 deri në 500 euro./PERISKOPI/ZANA RUGOVA/

Të ngjashme
Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?