Politologu Ramadani për takimin Kurti-Macron: Javët e ardhshme dihet çka ndodhi në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditë së djeshme u takua për herë të parë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron që kur e mori detyrën. Një ndër temat në këtë takimi ishte edhe çështja e dialogut me Serbinë. Në anë tjetër, sipas politologut Shkodran Ramadani, takimi Kurti-Macron në Paris shihet si përshpejtues dhe riligjitimues […]

Një ndër temat në këtë takimi ishte edhe çështja e dialogut me Serbinë.

Në anë tjetër, sipas politologut Shkodran Ramadani, takimi Kurti-Macron në Paris shihet si përshpejtues dhe riligjitimues në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ramandani për Periskopin ka thënë se javëve në vazhdim mund të shohim se çfarë do të sjellë ky takim.

“Se çka do të thotë kjo për Kosovën, do të dihet javën në vazhdim sepse bëhet fjalë për një rifillim të procesit të dialogut dhe rolin në këtë proces do ta ketë Bashkimi Evropian, konkretisht Franca dhe Gjermania dhe tashmë është e sigurt për formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe ky takim është si përshpejtues dhe rilegjitumues në raport me dialogun.”, ka thënë ai.

Ramadani po ashtu ka thënë se presidenti francëz në vazhdimësi ka pritur liderët e Kosovës në Francë, njejtë edhe Kurtin të cilin sipas tij e ka ftuar për të rifilluar dialogun.

Për ketë takim ka folur edhe deputeti nga radhës e PDK’së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin, ku tha se Kurti në këtë rast, publikisht flet çka dëshiron vetë, por të tjera janë temat që diskutohen në tavolinë brenda katër mureve.

Kryeministri Kurti dje ndër të tjerash theksoi se Franca nuk dha siguri për liberalizimin e vizave, ndërkohë përmendi edhe dialogun dhe pozicionin e tij  karshi kësaj çështjeje.

Kurse presidenti francez, Macron kërkoi kompromis mes Kosovës dhe Serbisë./Periskopi/

Të ngjashme
Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë