Prokuroria zbarkoi në ministrinë e Pecit: Çka raportoi Periskopi për skandalin me fabrikën për mbetje shtazore?

Prokuroria zbarkoi në ministrinë e Pecit: Çka raportoi Periskopi për skandalin me fabrikën për mbetje shtazore?

Prokuroria Speciale sot ka zbarkuar në minsitrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci. Kjo bastisje erdhi pas raportimit ekskluziv që Periskopi kishte bërë para një muaji për skandalin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për fabrikën me mbetje shtazore. Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro […]

Prokuroria Speciale sot ka zbarkuar në minsitrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci. Kjo bastisje erdhi pas raportimit ekskluziv që Periskopi kishte bërë para një muaji për skandalin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për fabrikën me mbetje shtazore. Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik, i cili kishte hapur kompaninë pesë ditë pasi AUV-i kishte shpallur tenderin. Periskopi ju sjell një përmbledhje të krejt asaj që ka ndodhur…

Çka raportoi Periskopi rreth skandalit me fabrikën për mbetje shatazore?

Më 18 shtator 2024, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë shpalli thirrje publike për dhënien nën menaxhim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore që taksapaguesve iu ka kushtuar mbi 8 milionë euro.

Në mënyrë skandaloze, vetëm 5 ditë më pas, më 23 shtator 2024, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohet kompania që më vonë do të shpallej fituese e këtij tenderi: LIP KS & IT SH.P.K..

Një kompani e “sapolindur”, me kapital prej vetëm 10 mijë euro dhe vetëm 5 punëtorë, u zgjedh për të menaxhuar një investim prej miliona eurosh.

Nuk mbaron me kaq.

Nga të gjeturat dhe dokumentet që i ka siguruar Periskopi, rezulton se pronarët kryesorë të konsorciumit janë Naser Maloku dhe kompania italiane, LIPITALIA 2000 S.P.A, secili me nga 40% të aksioneve, ndërsa kompania e tretë është ARCHES BAU, me 20% të aksioneve.

Kapitali total i dy aksionarëve kryesorë është vetëm 8 mijë euro.

Ndërsa kompania ARCHES BAU ishte regjistruar vetëm një muaj para shpalljes së tenderit, më 8 gusht 2024, dhe aktiviteti i saj kryesor është ndërtimi i objekteve banesore, që nuk ka asnjë lidhje me përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ndërkohë, kompania LIPITALIA 2000 S.P.A nuk figuron e regjistruar në Kosovë, të paktën sipas kërkimeve në ARBK, gjë që hedh dyshime serioze mbi fituesit e këtij projekti.

Periskopi e ka kontaktuar njërin nga pronarët Naser Malokun për ta pyetur për këtë kontratë që e kanë fituar , por ai është përgjigjur shkurt: “Ani shkoni atje i keni të gjitha”.

Kontrata e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, prapa edhe një kompani nga Serbia, Faton Peci: Nuk e kam ditë

Tenderi i fituar me shpejtësinë e dritës, kriteret e dyshimta dhe fshehja e marrëveshjes

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka publikuar shpalljen në ueb-faqe për të gjithë operatorët ekonomik më datën më 18 shtator 2024, mirëpo emrin e fitues nuk e ka publikuar. Kjo agjenci nuk i ka përdorur kriteret e njëjta të transparencës edhe me fituesin, duke e mbajtur të fshehur nga opinioni.

Periskopi merr vesh nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë se kontrata është duke u mbajtur fshehur qëllimisht nga mediat dhe publiku, duke lindur dyshime për favorizime të një operatori ekonomik që është regjistruar në ARBK, 5 ditë pasi ka dal shpallja publike.

Përkundër që në përshkrim është kontratë publike, ajo nuk gjendet në ëebfaqen e Agjencisë e as të Ministrisë së Bujqësisë.

Madje, as nuk dihet për sa vite është dhënë në shfrytëzim kjo fabrikë që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro.

Në specifikat thuhet se fillimi do të jetë ditën e nënshkrimit të kontratës “dhe do të përfundoj varësisht prej viteve të cilat caktohen gjatë negocimit mes OE dhe AK”.

Një shpallje që kërkon një operator që ka punuar në këtë drejtim, por njëri nga aksionarët është kompani ndërtuese, duke rënë në kundërshtim me kriteret publike që i ka shpallur Agjencia e Ushqimit.

13-15 milionë euro kërkohet të kenë qarkullim në një vit fiskal për fituesin në fushën përkatëse, mirëpo është i themeluar vetëm 5 ditë pas shpalljes së thirrjes publike.

Sipas njoftimit, më 2 tetor të 2024 mbyllet afati për pranimit e ofertave dhe takimi për hapjen e tenderëve nuk do të jetë publik.

Me këtë jo transparencë përfundon thirrja publike, për t’u dhënë në shfrytëzim një aset i Kosovës që ka kushtuar më shumë se 8 milionë euro dhe i është dhënë një operatori ekonomik që u regjistrua në ARBK, 5 ditë pasi shteti shpalli tenderin.

Albin Kurti i përfshirë në skandalin e AUV’it: Përmes një vendimi i parapriu fabrikës 8 milionëshe për përpunimin e mbetjeve shtazore

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?