Pse Kurti është i hatruar me Ramën?- As pas një jave nuk e uron për fitoren dhe Samitin ‘e suksesshëm’

Pse Kurti është i hatruar me Ramën?- As pas një jave nuk e uron për fitoren dhe Samitin ‘e suksesshëm’

As pas një jave prej kur Edi Rama e shpalli fitoren historike, ai nuk mori urime nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre po vazhdon të jetë e ftohtë…. dhe ende më të akullt e bën mundësia që Kurti është ende ‘i hatruar’ prej ditës kur kishte dështuar […]

As pas një jave prej kur Edi Rama e shpalli fitoren historike, ai nuk mori urime nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre po vazhdon të jetë e ftohtë…. dhe ende më të akullt e bën mundësia që Kurti është ende ‘i hatruar’ prej ditës kur kishte dështuar mbledhja mes dy qeverive, që ishte pas planifikuar të mbahej në Gjakovë në vitin 2023, shkruan Periskopi.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti që viteve të fundit ishte përzier vazhdimisht në zgjedhjet që mbaheshin në rajon, këtë javë nuk gjeti kohë kurrsesi të shkruaj një rresht për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar për disa aktivitete që ka zhvilluar në disa komuna të Kosovës, ndërkohë që ka mbajtur edhe dy takime: një me Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costan dhe tjetrin me ish-kryeministrin grek, George Papandreou.

Përveç zgjedhjeve, Kurti ka hezituar të flas edhe për Samitin e Komitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, në të cilin morën pjesë liderë të vendeve evropiane.

Kujtojmë se në ditën kur në Tiranë zbriti Evropa, Kurti mori kritika nga ndërkombëtarët për veprimet e fundit në veri dhe për zhagitjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Duke iu referuar si kryeministër në largim, Bashkimi Evropian i ka reaguar Albin Kurtit lidhur me aksionet e fundit që janë zhvilluar në veri të vendit.

Nga BE, janë shprehur të shqetësuar me operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dhe ato të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtim të besimit ndërmjet komuniteteve.

“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve”, thuhet mes tjerash nëreagimin e BE.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kur u pyet se cila është zgjidhja që të dilet nga ngërçi politik, ai e ndërlidhi situatën me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare./PERISKOPI

Të ngjashme
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës