Psikologu i shokuar me dhunën në It’s My Love: Ajo që i bëhet viktimës është bullizëm i sinkronizuar

Psikologu i shokuar me dhunën në It’s My Love: Ajo që i bëhet viktimës është bullizëm i sinkronizuar

Psikologu, Imri Zabeli ka dënuar ‘bullizmin e sinkronizuar’ dhe dhunën e shfaqur në episodin e fundit të emisionit të ashtuquajtur It’s My Love. Kjo platformë mediale pretendon se ka për qëllim bashkimin e çifteve dhe dashurinë mes të përfshirëve, por në fakt së fundmi e ka shndërruar veten në një pellg neverie ku promovohet dhuna […]

Psikologu, Imri Zabeli ka dënuar ‘bullizmin e sinkronizuar’ dhe dhunën e shfaqur në episodin e fundit të emisionit të ashtuquajtur It’s My Love.

Kjo platformë mediale pretendon se ka për qëllim bashkimin e çifteve dhe dashurinë mes të përfshirëve, por në fakt së fundmi e ka shndërruar veten në një pellg neverie ku promovohet dhuna fizike e psikologjike, shkruan Periskopi.

Në mënyrë të sinkronizuar, drejtuesi i emisionit, analistja dhe konkurrentët e tjerë aplikojnë presion të vazhdueshëm mbi viktimën e dhunuar fizikisht paraprakisht nga një konkurrente tjetër, e cila pa menduar dy herë godet me shuplakë homologen pasi kjo e fundit i thotë zëshëm ‘mshele’.

Ajo që pason tutje është horror i vërtetë mediatik, teksa në mënyrë kriminale sulmohet vazhdimisht viktima dhe mundohet të nxirret fajtore madje në një event që është thjesht përtej djallëzores dhe përtej asaj që një njeri me logjikë e arsye të shëndoshë mund ta shikojë e dëgjojë.

Në lidhje me rastin, sot reagoi edhe edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke dënuar rëndë aktin, derisa kërkoi edhe nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) që të marrë hapat e nevojshëm, pasi kemi të bëjmë me abuzim publik e linçues ndaj një viktime të dhunës.

Në një prononcim për Redaksinë, psikologu Zabeli është shprehur:

”E shikova emisionin, e shoh të pavlefshme të përfshihem në këtë nivel të emisionit.

”Ajo çka është evidente është komercializimi aq i keq dhe keqpërdorimi i gjendjeve emocionale të njerëzve.

”Çka i bëhet asaj vajze është bullizëm i sinkronizuar. Ku përkundër gjithçkaje, dhënia e të drejtës për të sulmuar fizikisht dikë është e dënueshme.” /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit