Këshilli për të Drejta të Njeriut bën thirrje publike pas dhunës në It’s My Love: E prapranueshme, e dënueshme

Këshilli për të Drejta të Njeriut bën thirrje publike pas dhunës në It’s My Love: E prapranueshme, e dënueshme

Emisioni i quajtur It’s My Love, i cili shfaqet në baza të përjavshme – ndoshta edhe më shpesh – e ka gjetur veten pre të një episodi neveritës të glorifikimit të dhunës dhe agresorit dhe linçimit e abuzimit fizik e psikologjik të viktimës.

Periskopi ka raportuar vazhdimisht këto ditë për trajtimin çnjerëzor të një konkurrenteje ndaj të cilës, pasi dhunohet fizikisht nga një pjestare tjetër e emisionit, aplikohet presion i jashtëzakonshëm psikologjik e linçues.

Drejtuesi i programit në mënyrë organizative, bashkë me analisten dhe konkurrentët e tjerë, manipulojnë viktimën dhe tentojnë ta nxjerrin fajtore në një skenar që tashmë është kristal i pastër, për shkak të pamjeve të publikuara nga vetë organizatorët.

Nëse nuk jeni të familjarizuar me çështjen, lexoni më poshtë raportet e detajizuara.

https://www.periskopi.com/material-per-polici-e-psikologe-konkurrentja-e-its-my-love-dhunon-tjetren-arsyetohet-nga-drejtuesit-e-emisionit/?fbclid=IwAR3V2DmHE-oKeZdGFlYdNnIDNgoBhq_KK1GxseTrruGP4IxJ9wGDGdeebUc

https://www.periskopi.com/deklarata-e-annaalistes-se-its-mmyy-love-pasi-dhunohet-konkurrentja-eshte-thjesht-neveritese-dhe-alarmuese/

https://www.periskopi.com/shkeeeelje-e-peeeerdhosje-mbiiii-viktimen-e-dhunuar-drejtuesi-i-its-my-love-mundohet-ta-bind-te-mos-shkoje-ne-polici/?fbclid=IwAR1X4ub6QoBQcG_O3qI3gUz3WlKq8hipwzpsRKGRCJVFzj3uxLEjePLg9GY

Marrë parasysh përmasat jashtëzakonisht shqetësuese të ngjarjes dhe denigrimit publik që i bëhet një viktimeje të dhunës, Periskopi ka kontaktuar Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), për të marrë një reagim në lidhje me situatën.

KMDLNJ ka dënuar fuqishëm rastin, duke potencuar (reagimi pa ndërhyrje):

”KMDLNj eshte kunder perdorimit te dhunes ne pergjithesi por edhe ne rastin konkret.

”Te gjitha mediet por edhe emisionet kane personat pergjegjes te cilet do te duhej te merreshin me te gjitha rastet e dhunes apo dhe ato te cilat kane tendence per t’u shnderruar ne dhune qofte fizike apo tjeter.

”KMDLNj i ben thirrje Komisionit te Pavarur te Mediave qe te ndermerr hapa te duhur ne kete rast por edhe ne te gjitha rastet tjera, kur kemi te bejme me shkelje te dinjitetit personal deri ne linçim e dhune fizike. Per KMDLNj-ne eshte e papranueshme dhe e denueshme te gjitha sjelljet te cilat perfundojne ne linçim e dhune ndaj cilitdo qytetar pa dallime gjinie, besimi fetar, nacionaliteti etj.”

Kujtojmë se Periskopi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: