Shkelje e përdhosje mbi viktimën e dhunuar, drejtuesi i It’s My Love mundohet ta bindë të mos shkojë në polici

Shkelje e përdhosje mbi viktimën e dhunuar, drejtuesi i It’s My Love mundohet ta bindë të mos shkojë në polici

Çdo ditë që kalon dhe çdo sekuencë që analizohet me gjaktftohtësi, ekspozon edhe më shumë tmerrin dhe trajtimin çnjerëzor që i bëhet konkurrentes së It’s My Love. Nëse nuk jeni të njoftuar me rastin, është fat i mirë dhe fat i keq të njejtën kohë, pasi është gati e paimagjinueshme të mendojmë se gjëra të […]

Nëse nuk jeni të njoftuar me rastin, është fat i mirë dhe fat i keq të njejtën kohë, pasi është gati e paimagjinueshme të mendojmë se gjëra të tilla ndodhin ende në shoqërinë kosovare dhe madje u jepen platforma mediale ku kryqëzohen, ekspozohen e dhunohen personat, pastaj ushtrohet presion psikologjik mbi ta – fat i keq sepse gjërat e tilla meritojnë vëmendje dhe duhet të nxisin debat gjeneral mbi atë se ku jemi si shoqëri në rastet e trajtimit të dhunës pas aktit, shkruan Periskopi.

Në episodin e fundit të emisionit të quajtur ”I’ts My Love”, një konkurrente sulmon tjetrën fizikisht, pasi kjo i ishte drejtuar zëshëm me fjalën ‘mshele’.

Pas kësaj fjale, u deshën tre burra ta sprapsin agresoren, e cila dukej se nuk ishte e ngopur me një shuplakë që i kishte dhënë homologes dhe ishte e etur që të lironte mllefin edhe më tepër duke aplikuar dhunë fizike.

Kjo është vetëm gjysma e së keqes, pasi ajo që ndodhë pastaj është vërtetë përtej djallëzores.

Drejtuesi, analistja e konkurrentët, të gjithë bëhen bashkë dhe aplikojnë presion konstant mbi viktimën duke u munduar ta nxjerrin fajtore se e ka ‘provokuar’ që e ka përdorur atë fjalë dhe madje ka të tillë që i thonë se ka ‘probleme psikologjike’.

Imagjinoni, nuk kërkohet llogari nga agresorja, por nga viktima e cila është e rrethuar nga një energji jashtëzakonisht toksike të më shumë se 12-13 personave, të cilët nuk kursejnë ofendime e komente nga më të ndryshmet.

Periskopi ka kontaktuar me policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Çuditërisht, derisa shtjellohet ngjarja gjatë emisionit, agresorja nuk reagon fare dhe as që tenton ta mbrojë veten, pasi punën e saj po e kryenin në mënyrë të sinkronizuar rreth 15 persona të tjerë.

Në një moment madje, kur viktima mundohet ta përfshijë policinë si institucion interesi për adresim ndaj dhunës që i është shkaktuar, drejtuesi i emisionit me emrin Valon Maloku, i thotë:

”Në qoftëse nihësh e shkelne, munësh me lajmëru rastin në polici, po këtu jemi 13-14 dëshmitarë, të cilët do ta japim versionin tonë.”

Vetëm analizoni mirë këto komente. 13-14 persona duket sikur në mënyrë unike janë marrë vesh e kanë ardhë në konstatim se, disi në logjikën e tyre, viktima në këtë rast është fajtore dhe se së bashku njëzëri do të deklarohen në mbrojtje të agresores.

Në momentin që drejtuesi i emisionit jep komente të tilla, qartazi e forcon supozimin se është një organizim kolektiv për të manipuluar me viktimën dhe situatën.

Natyrisht, edhe më e palogjikshme duken këto komente kur gjithçka shihet dhe pasqyrohet në pamje, ku qartazi kanë marrë pjesë disa kamera dhe në mënyrë kristal të pastër paraqitet eventi para dhe pas.

Në vazhdim ai shprehet: ”Po ta jap si ide dhe si sugjerim (i drejtohet viktimës) që nuk është dhunë veç me ta mëshu dikush. Në momentin kur (i turresh) dikujt, ai kalon në vetëmbrojtje.”

Fillimisht në pamjet që shihen nga momenti i sulmit, viktima bërtet duke thënë ‘mshele’ por në asnjë moment nuk i afrohet te fytyra agresores, e cila qartazi ka problem me përmbajtje dhe menaxhim të frustrimit, duke mos humbur as edhe një sekond para se ta sulmojë viktimën.

Është vërtetë tejet e rëndë të mendojmë se gjërat e tilla janë në rregull të transmetohen dhe të servohen madje me platformë në audiencë dhe askush të mos reagojë.

Gjërat e tilla ta bëjnë të vësh gishtin në kokë dhe të mendosh, a është ky maksimumi që mund të bëjmë për shoqërinë? /Periskopi.com/

 

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya