Raporti i Freedom, deputeti Lushtaku: Realitet i hidhur, Kurti e kishte plan ta kap shtetin

Beteja kundër korrupsionit vazhdon të mbetet sfidë e madhe në Kosovë. Në raportin e “Freedom House” përmendet edhe një rast korrupsioni ku thuhet se është e përfshirë Qeveria Kurti. Njëra prej tyre është ajo me rezervat shtetërore, ku përfshihej Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë. “Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin […]
Beteja kundër korrupsionit vazhdon të mbetet sfidë e madhe në Kosovë.
Në raportin e “Freedom House” përmendet edhe një rast korrupsioni ku thuhet se është e përfshirë Qeveria Kurti.
“Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim”, thuhet në këtë raport.
Lidhur me këtë, ka folur për Periskopin deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku tha që është realitet i hidhur, sipas tij për shkak të korrupsionit të lartë në Qeverinë e Kurtit.
Sipas Lushtakut, që nga fillimi Kurti e ka pasur qëllim që t’i ketë duart e pista.
“Kjo është e keqe për imazhin e Kosovës kur është një realitet i hidhur kur ka një korrupsion të lartë në Qeverinë Kurti dhe pse e ka prolakmuar se do të jetë me duar të pastra, po tregon se që nga fillimi sikur e ka planifikuar që t’i ketë duart e pista dhe të bëjë një korrupsion dhe një kapje të shtetit kaq shumë sa që të manipuloj edhe me informacionet e ndryshme”, ka thënë ai për Periskopin.
Deputeti thotë se pas këtyre raporteve, qytetarët do ta shohin fytyrën e vërtetë të Qeverisë.
“Kjo është shqetësuese për këtë nivel të lartë të korrupsionit por shpresoj shumë në fund të ditës, qytetarët e vendit të shohin fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie”, ka thënë ai për Periskopin.
Poashtu raporti i Freedoom House ngre alarmin për kapjen e KPM-së, si votimin e Luljeta Aliut në Kuvend, ish analiste politike që e përkrahte hapur Vetëvendosjen./Periskopi












