Shkarkimi i shefit të hetimeve që po merrej me Berishajn e Krasniqin përmendet në raportin e “Freedom House”

Në raportin vjetor të vitit 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House”  është përmendur shkarkimi i Shemsi Hazirit, ish-shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës, ekipi që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi “Në korrik, […]

“Në korrik, shefi i Njësisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës, Shemsi Haziri, ishte shkarkuar nga pozita përmes një njoftimi verbal pa arsyetim të detajuar për vendimin. Haziri ishte i njohur për udhëheqjen e hetimeve kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kundër ish-shefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, të dy të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në raport.

Sipas raportit, ky vendim për shkarkimin e Hazirit, u konsiderua si shkak për shqetësim, duke dërguar një sinjal negativ në opinion për angazhimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit.

Po ashtu, në raport theksohet se beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë e madhe, derisa potencohet se edhe pse Kosova është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit, progresi i saj është përballur me bllokada të shumta, ku kryeministri Albin Kurti e akuzon opozitën.

“Vetë Qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim. Shqetësim ka ngjallur edhe largimi i shefit të Njësisë së Hetimeve më 8 korrik. Pavarësisht fushatës për një platformë anti-korrupsion, Qeveria Kurti ka demonstruar përparim të kufizuar në këtë çështje”.

Të ngjashme
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant