Ratifikimi i marrëveshjes së Kosovës me MCC, Kurti: Nuk ka pozitë e opozitë për ndihmën e SHBA-ve

Ratifikimi i marrëveshjes së Kosovës me MCC, Kurti: Nuk ka pozitë e opozitë për ndihmën e SHBA-ve

Pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti falënderoi deputetët për votuan pro.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot. I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.“, shkroi Kurti.

Tutje ai u zotua se përmes këtij granti do të trasohet rruga për një të ardhme energjetike të qëndrueshme të sigurt dhe të pastër.

“Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.”, tha Kurti.

Kurti nga Amerika ngacmon opozitën: Jam i sigurtë se do mërziten që s’do jem nesër në Kuvend

Shpërndaje në: