Reagim i përçudshëm i përfituesit të grantit 100 mijë eurosh nga Peci: Thotë se nuk ka lidhje me Pecin, por fotot dëshmojnë të kundërtën

Reagim i përçudshëm i përfituesit të grantit 100 mijë eurosh nga Peci: Thotë se nuk ka lidhje me Pecin, por fotot dëshmojnë të kundërtën

Përfituesi i grantit 100 mijë eurosh nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që është në kuadër të Ministrisë që drejton Peci, ka reaguar pas raportimit të Periskopit, se i njëjti ka lidhje familjare me Pecin. Shkëlzen Xhaferi, i cili është njëheri edhe nënkryetar i LDK’së në Vushtrri, përmes biznesit të regjistruar me emër të babait […]

Shkëlzen Xhaferi, i cili është njëheri edhe nënkryetar i LDK’së në Vushtrri, përmes biznesit të regjistruar me emër të babait të tij, ka përfituar grant 100 mijë eurosh nga AZHB.

I njëjti, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, i ka quajtur “sulme” ndaj tij dhe familjes së tij, raportimin rreth këtij granti – gjë që ne si medium absolutisht nuk e konsiderojmë si të tillë, meqenëse lajmi është i bashkangjitur me dokumente [marrur nga lista e përfituesve të granteve nga AZHB] dhe foto.

Xhaferi në reagimin e tij thotë se “granti për të cilin po flitet është fituar përmes një ankese” (gjë që e dëshmon edhe përmes një fotoje).

Tutje, i njëjti thotë se nuk ekziston asnjë lidhje familjare me Faton Pecin, ku shton se “fotoja që po qarkullon (Foto 3) është nga një aktivitet politik, përvjetori i LDK-së në Vushtrri, në vitin 2017”.

Më poshtë keni reagimin e Shkëlzen Xhaferit në Facebook:

Periskopi merr vesh nga burime të sigurta se, Faton Pecin, baba i Shkëlzenit – Shemsiu – i ka dajë të babgjyshit.

Përvec kësaj, një shoqëri mjaft e ngushtë mes palëve shihet edhe në bazë të fotografive të tjera të publikuara në artikullin paraprak – ku Shkëlzeni ia uron ditëlindjen Pecit, duke e quajtur mik.

 

Andaj, Periskopi si medium i pavarur, përpiqet të raportojë me drejtësi dhe profesionalizëm – duke u mbështetur në burime të besueshme dhe standarde të larta etike të gazetarisë – siç është edhe raportimi i fundit (shto këtu reagimin e palës tjetër). I sigurojmë lexuesit tanë që qëllimi ynë është të ofrojmë informacion të verifikuar dhe të paanshëm. /Periskopi/

Del edhe një grant 100 mijë eurosh i Pecit: Kjo është lidhshmëria e tij familjare me përfituesin, Shkëlzen Xhaferi

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it