Reagon grupi i aktivistëve: 12 arrestuar, asnjë zyrtar i ZRRE-së s’do të mundë të punojë pa zotimin se s’ka aprovim për shtrenjtim të rrymës

Reagon grupi i aktivistëve: 12 arrestuar, asnjë zyrtar i ZRRE-së s’do të mundë të punojë pa zotimin se s’ka aprovim për shtrenjtim të rrymës

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit Energjetik për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës. Iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë!” tha se policia i arrestoi 12 aktivistë të tyre “brutalisht”. “Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. […]

Iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë!” tha se policia i arrestoi 12 aktivistë të tyre “brutalisht”.

“Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e Qeveria përmes ZRrE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike”.

Akvisitët e kësaj iniciative bllokuan zyrat që nga ora 08:00 kur edhe fillon orarin zyrtar i punës në ZRRE.

“Me zell të pakuptueshëm nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyrat e ZRrE-së. Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë”.

Grupi i aktivistëve ka kërkuar lirimin e qytetarëve dhe është zotuar se “asnjë zyrtarë i ZRRE-së nuk mund të punojë për të aprovuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike”.

“Ne kerkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyret e ZRrE-së. Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë”, thuhet tutje në reagim/Periskopi/

Njoftimi i plotë:

 

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë