Reagon Kurti pas 4 vrasjeve për tri ditë në Kosovë, kërkon hetim nga institucionet

Reagon Kurti pas 4 vrasjeve për tri ditë në Kosovë, kërkon hetim nga institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar reagim nga institucionet, pas 4 vrasjeve për tri ditë në Kosovë. Kurti ka thënë se vrasja është akti më i rëndë, ndërsa ka kërkuar analizë të kujdesshme profesionale, veprim dhe reflektim shoqëror. ”Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën lidhur me 4 vrasjet në tre ditët e fundit. Ftoj […]

Kurti ka thënë se vrasja është akti më i rëndë, ndërsa ka kërkuar analizë të kujdesshme profesionale, veprim dhe reflektim shoqëror.

”Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën lidhur me 4 vrasjet në tre ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë e drejtësisë, që të hetojnë shkaqet, rrethanat e dorasve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, por edhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut por edhe e shoqërisë që ai njeri bënte pjesë. Gjithë vendi është tronditur e lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet, të dënohet. Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që e kemi parë në këto ditë e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne dhe secilin prej nesh. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën në javën pikërisht kur shënojmë 26-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë npër të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë./Periskopi/

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare