Regjistrimi i popullsisë – Shumica e regjistruesve serbë tërhiqen

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, e sheh të mundshme të ketë probleme me procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë komunë. Ai ka thënë se shumica e regjistruesve serbë janë dorëhequr dhe kanë mbetur vetëm dy. Problem e ka veçuar edhe thirrjen e Listës Serbe që serbët të mos marrin në këtë proces. […]
Ai ka thënë se shumica e regjistruesve serbë janë dorëhequr dhe kanë mbetur vetëm dy. Problem e ka veçuar edhe thirrjen e Listës Serbe që serbët të mos marrin në këtë proces.
Zeqiri ka thënë se regjistrimi do të nisë të hënën në këtë komunë.
“Sot pritet me i nënshkru kontratat një pjesë e regjistruesve për shkak të telasheve teknike. Shumica e regjistruesve prej shumicës serbe janë dorëhequr. Kanë mbet vetëm dy. Këto janë shenja që kem me pas probleme. Duket se në komunat veriore do të kemi probleme edhe për shkak të thirrjeve që mos u regjistru. Do të kemi probleme teknike. Ka simptoma të një sabotimi të qytetarëve edhe për tu regjistruar edhe të regjistruesve. Jemi të gatshëm të bëjmë aq sa mundemi. Ka pak probleme gjuha e dokumentacionit. E shoh një problematik, por do të bëjmë aq sa mundemi për me dalë sa më të suksesshëm”, ka thënë Zeqiri.
Lladrovci kërkon të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë












