Sa kushton të grimohesh te Sellma, si Vjosa Osmani?

Sa kushton të grimohesh te Sellma, si Vjosa Osmani?

Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, ditëve të fundit u bë temë edhe e kronikave rozë në mediat tona, për paraqitjen e saj me fustanin e zgjedhur nga artisti i veshjes, Valdrin Sahiti dhe për grimin te artistja e njohur e kësaj lëmie, znj.Sellma Kasumoviq. Presidentja e VI-të e Kosovës, Vjosa Osmani si duket […]

Presidentja e VI-të e Kosovës, Vjosa Osmani si duket është edhe kliente e make-up artistes së njohur dhe super të shtrenjtë, Sellma Kasumoviq, nëpër duart e së cilës kalojnë kryesisht VIP-at, qoftë të skenës politike, muzikore apo artistike.

Është vet Sellma që gjatë ditës së djeshme publikoi një fotografi së bashku me presidenten Osmani ku ndër të tjerash vërehej grimosja me shumë kujdes ndaj saj.

Veç tjerash, znj.Kasumoviq shkroi:

“Bashkevendasja ime, te uroj me zemer ta perfaqesosh Kosoven dhe njekohesisht Mitrovicen tone te dashur! Te falenderoj nga zemra dhe ndihem e nderuar qe i beson duarve dhe punes se stafit tone. Ti je zeri yne”.

Por, sa kushton të grimohesh te znj.Kasumoviq?

Gazetarja e Periskopit, në cilësinë e klientes ka kontaktuar stafin e Sellmës për ta pyetur rreth çmimeve të shërbimeve që ofrojnë.

Nga përgjigje e tyre kuptuam se i gjithë procesi i rregullimit nga duart e Sellmës kushton 300 euro.

’Çmim për nuse është 150 euro pjesa e grimit edhe 150 euro flokët. Pra kjo është ndihmëset bashkërisht me Sellmen, zakonisht kështu funksionojmë.  Nëse do komplet vetëm Sellma, i bëhet 300 euro veç pjesa e grimit. Çmimi te Sellma nuk dallon pavarësisht nëse je nuse apo jo.’’, tha një pjesëtare e stafit të studio Sellmas.

Periskopi nuk ka arritur të ketë informata nëse Presidentja e Kosovës, rregullohet falas apo me çmimin sikur të gjithë klientët e tjerë të Sellmës./Periskopi/ 

 

 

Të ngjashme
“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”, ish-banorja e Big Brother VIP befason me deklaratën

“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”, ish-banorja e Big Brother VIP befason me deklaratën

Shakira dhe Burna Boy ndezin atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror 2026

Shakira dhe Burna Boy ndezin atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror 2026

Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”

Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Soni vazhdon të flasë për Florin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Soni vazhdon të flasë për Florin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma

The Sun: Dua Lipa jep 5 mijë paund për banorët në Palermo si shenjë falënderimi për telashet që ua shkaktoi dasma