Shala: Tarifat e Trumpit goditje e dytë ndaj bizneseve kosovare, Qeveria i kishte në fokus si oligarkë

Shala: Tarifat e Trumpit goditje e dytë ndaj bizneseve kosovare, Qeveria i kishte në fokus si oligarkë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi. Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind, raporton Periskopi. Tarifën  […]

Tarifën  prej 10 për qind, deputeti i PDK-së Ferat Shala e konsideron si goditje për bizneset e pakta të cilat eksportojnë prodhimin e tyre përtej oqeanit.

Ish-kryetari i Komisionit për Ekonomi, u shpreh për Periskopin se eksportet e Kosovës drejt SHBA-ve do të kenë rënie drastike ne 2-3 vitet e ardhshme.

”Vendosja e tarifave është një sinjal jo i mirë për ekonominë dhe prodhimin  vendor të Kosovës, por është edhe një sinjal politik që tregon në përgjithësi për raportet tona. Ne kemi pasuruar viteve të fundit një pjesë të eksporteve drejtë SHBA-ve dhe kemi pas një status të veçantë si Kosovë në raport ekonomik me SHBA-të gjë që ka ndryshuar, pra, ne nuk bëjmë përjashtim tek politikat ekonomike të Trumpit dhe kjo do të ndikoj seriozisht në idetë dhe prodhimin vendor të Kosovës që e ka pas me SHBA-të”, u shpreh Shala.

Shala shtoi se qeveria në ardhje duhet të ju dalë në ndihmë bizneseve përmes hartimit të një strategjie.

Ai shtoi se bizneset që eksportojnë mallin e tyre drejt SHBA-ve kanë qenë të atakuara nga Qeveria e udhëhequr nga Kurti.

”Qeveria do duhej të hartoj plan dhe strategji të veçantë për prodhimin vendor dhe eksportet gjë që s’ka qenë deri tani. Pra nuk kemi ende një plan strategjk se si të veprojmë dhe si të sjellemi me tregjet rajonale dhe globale të ekonomisë. Përjashto asaj që ne jemi vetëm vend importues dhe asesi eksportues. Edhe këto kompani që janë të pakta që kanë eksportuar mall drejt SHBA-ve, Qeveria edhe ashtu i ka në fokus si oligarkë dhe i ka ndjekur e persekutuar në kuptimin ekonomik dhe politik, kështu që kjo do të jetë goditja e dytë për to”, tha Shala.

Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja përveç Kosovës, janë edhe shtetet e rajonit.

Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind ndërsa produktet e Shqipërisë do të tarifohen me 10 për qind.

Ndryshe, SHBA-ja do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian (20%), Vietnamit (46%), Tajvanit (32%), Japonisë (24%), Indisë (26%), Koresë së Jugut (25%) dhe Tajlandës (36%), raporton BBC.

Një ndër masat më të rëndësishme të shpallura është tarifa prej 25 për qind mbi të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.

Sipas Trump, mbi 80 për qind e veturave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa mbi 90 për qind e automobilave të shitura në Japoni janë të prodhuara po aty. Në të kundërt, automjetet amerikane përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të tregut në këto vende.

Gjatë fjalimit, Trump ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe disa vende aziatike për tarifat që vendosin ndaj automjeteve të prodhuara në SHBA, duke deklaruar se ato kohë tashmë kanë marrë fund.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai ka rikthyer retorikën e njohur “Amerika e Para”, duke theksuar se SHBA-ja duhet të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos ndjekë më politika të tërheqjes ekonomike në dëm të popullit të saj.

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës i vendos 10 për qind

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?