“S’ka bir nane…”, “Ku është punësu ai?”: Top perlat e Pecit për skandalet në ministrinë e Bujqësisë

“S’ka bir nane…”, “Ku është punësu ai?”: Top perlat e Pecit për skandalet në ministrinë e Bujqësisë

Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci dje u intervistua për rreth 5 orë nga Prokuroria Speciale pas raportimit të Periskopit në lidhje me skandalin për fabrikën me mbetje shtazore. Nuk e dijmë ende se çka ju tha Peci, Prokurorisë, por deklaratat e tij në lidhje me skandalet në ministrinë e tij janë për tu […]

Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci dje u intervistua për rreth 5 orë nga Prokuroria Speciale pas raportimit të Periskopit në lidhje me skandalin për fabrikën me mbetje shtazore. Nuk e dijmë ende se çka ju tha Peci, Prokurorisë, por deklaratat e tij në lidhje me skandalet në ministrinë e tij janë për tu çuditur. Periskopi ju sjell një përmbledhje të disa deklaratave më interesante të Pecit…

“Ka Zot”– Peci për skandalin rreth fabrikës me mbetje shtazore

Dje u intervistua si i dyshuar, por tek sot Peci doli me një reagim në profilin e tij në Facebook, që për çudi nuk kishte sulmuar mediat dhe gazetarët, por shfrytëzoi mundësinë t’i falënderoi ata që i dolën në mbështetje dje duke filluar nga kryeminsitri Albin Kurti.

“Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot!”, shkroi mes tjerash Peci sot.

“Ndaq gjuni me ujë, ndaq edhe me plumba, s’ka bir nane që më ndal”

Faton Peci ishte treguar “trim” para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Aty, Peci kishte thënë fjalë të mëdha se qysh do ta luftonte krimin dhe korrupsionin në  MBPZHR, por që tash e një vit skandalet brenda ministrisë që drejton veç po rriten.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, kishte deklaruar ai.

“Ku është punësu ai…?”– Peci për këshillarin e tij

Deklarata më e epike e Pecit, ishte kur u pyet për aplikimin e këshilltarit të tij Arian Bugari, për të cilën minsitri u bë kinse nuk është në dijeni.

Një pjesë nga biseda e tij me gazetarin:

Kërquki: Arian Bugari a është këshilltar i juaji

Peci: Nuk e di, Ariani ka mujtë me apliku është e drejtë e tij, ku ka apliku ai?

Kërquki qesh…

Peci: Ai është një agronom dhe mbajtës i familjes

Kërquki: Ka mbajtës të familjeve edhe tjerë….

Peci: A e di sa njeri punësohet dhe unë nuk e di kush janë ata.

“Më ka ik“- Qysh “e mori vesh” Peci në studio live se e ka punësuar motrën e shokut të tij dhe zv.ministrit, Blerim Gashani?

Ministri në detyrë ishte zënë ngushtë në emison live, kur zëvëndësi i tij, Blerim Gashani tregoi në prani të tij se motra i është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë.

Si për çdo rast tjetër edhe për këtë, Peci u shpreh i “befasuar”, duke u arsyetuar se “i ka ikë”.

Videon e gjeni më poshtë:

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë