Sot gjatë ditës pritet të dihet se kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha për Periskopin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani. “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha shkurt ai. Kujtojmë, që me 27 mars të 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e kishte miratuar […]
Kështu tha për Periskopin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha shkurt ai.
Kujtojmë, që me 27 mars të 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e kishte miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, me të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.
Partia e dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind.
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind./Periskopi/












